Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,533 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT NGA GAZZETTA – “Inter refuzon oferten e fundit te PSG per Skriniar: ja detajet. Marotta nuk do t’ja…”

E FUNDIT NGA GAZZETTA – “Inter refuzon oferten e fundit te PSG per Skriniar: ja detajet. Marotta nuk do t’ja…”
Inter Club Staff

Prej ditesh ne fakt pritej nje sulm i ri nga ana e Paris Saint Germain per Milan Skriniar qe ne fund ka ardhur.

Klubi francez, sipas asaj qe tregon La Gazzetta dello Sport, ka bere nje tentative te re per te rrembyler sllovakun nga Inter.

Ata kane tentuar qe te afrohen me kerkesen e drejtuesve zikalter dhe kane rritur oferten e tyre per here te katert ne javet e fundit.

Por edhe kesaj radhe, kjo oferte nuk ka qene e kenaqshme per Interin me Marotten qe e ka refuzuar perseri ate.

“Kjo oferte ka qene 60 milione euro plus kartonin e Draxler ne kembim per Interin dhe oferta ne total i bie diku tek 70 e pak milione euro.”

“Por asgje per te bere edhe ne kete rast: nga Inter ka ardhur perseri nje jo e palevizshme edhe per kete oferte te fundit.”

“Skriniar do te largohet nga Inter vetem perballe nje oferte te pazakonte dhe pa futjen e asnje lojtari ne pakete.”

“Me sa duket Marotta nuk do t’ja dije aspak per lojtaret qe mund te ofroje PSG dhe deshiron qe te degjoje vetem oferta me cash.”

“Per kete gje Inter ka qene e palevizshme edhe per nje arsye te qarte: planin e lojtareve drejtuesit (Marotta dhe Ausilio) e kane bere vete dhe prej kohesh.”

“Keshtu, asnje lojtar i PSG nuk mund te ndihmoje Interin ne kete moment nga te gjithe ata qe ekipi francez mund te ofroje.”

“Tratativa gjithesesi eshte futur ne nje faze te gjalle te saj dhe ne axhende ka nje kontakt tjeter zyrtar me PSG gjate dites se neserme dhe te pasneserme.”

“Me shume mundesi, ky mund te jete takimi qe mund te zhbllokoje situaten duke kenaqur keshtu te gjitha palet.”

“PSG ka nevoje per nje TOP PLAYER ne mbrojtje dhe per ta Skriniar eshte i tille. Inter me shitjen e tij mund te programoje te gjithe merkaton hyrse dhe goxha marreveshje per te ardhmen.”

“E ne fund sllovaku qe ka kuptuar se Parisi eshte nje mundesi unike qe vjen vetem njehere ne jete sepse paga qe do te marre eshte vertete faraonike.”

“Per te do te shkojne 7,7 milione euro pa bonuse dhe bashke me bonuse mund te arrije edhe tek 9 apo 10 milione euro.”

“Nje page qe nje mbrojtes ne Itali ne Serie A as nuk e shikon ne enderr ne keto momente sepse eshte vertete shume e larte.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.