Inter eshte fansi numer nje i shitjes se Zaniolos? “Me sa duket lojtari ka nje klauzole qe detyron Romen te paguaje tek Inter plot…”
Drejtuesit e Romes me sa duket kane nje situate me Nicolo Zaniolo qe po i del komplet nga duart ne ditet e fundit.
Agjenti i lojtarit duket se ka vendosur te nxjere per mediat linjen qe klubi ka vendosur ndaj lojtarit dhe qe ai mund te shitet.
Keshtu, mundesia qe Zaniolo te largohet nga skuadra e Mourinhos kete vere eshte shume e larte dhe kete e konfirmon edhe La Gazzetta dello Sport.
Por ne kete mes, shitja e Zaniolos ka nje tifoze te madhe si puna e Interit qe mund te perfitoje miliona euro nga kjo shitje.
“Zaniolo ka perfunduar te Roma kur u ble Radja Nainggolan por ne ate kohe, Interi e dinte qe po humbiste nje lojtar te se ardhmes.”
“Prandaj Ausilio perpara se ta jepte Zaniolon, ka vendosur te mbaje per vete 15% te shifres se shitjes ne te ardhmen nga Roma.”
“Ne rast se Roma do ja dale te shese Zaniolo per 60 milione euro, aq sa eshte edhe kerkesa e tyre, per Interin do te ishte nje super lajm.”
“Zikalterit ne kete rast do te arrinin te fitonin plot 9 milione euro. Por kujdes. Kjo shifer do te ishte njesoj edhe nese ne marreveshje perfshihen lojtare, sepse edhe ne keto raste, operacionet kane nje shifer totale dhe Inter do te merrte 15% e asaj shifre.”