Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

622 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zanetti zbulon: “Balotelli pas Inter-Barcelona? Cfare zhgenjimi. Ja cfare i thashe pas ndeshjes.”

Zanetti zbulon: “Balotelli pas Inter-Barcelona? Cfare zhgenjimi. Ja cfare i thashe pas ndeshjes.”
Inter Club Staff

Ka bere shume lajm ne ate kohe bluza e hedhur ne toke ne nerva e siper nga Mario Barlotelli ne ate ndeshje gjysmefinale te Champions League.

Kjo sepse ka qene nota me negative e asaj nate te magjishme qe te gjithe te apasionuarit zikalter e mbajne mend edhe sot e kesaj dite, 10 vite me pas.

Per kete ngjarje eshte kthyer ne kohe legjenda e Interit, Javier Zanetti i cili ka treguar se cfare i ka thene Mario Balotellit pas atij gjesti ne dhomat e zhveshjes.

Zevendes-Presidenti i Interit ka dhene nje interviste te gjate per Sportweek, dhe duke u ndalur tek ai episod, ai ka zbuluar keshtu gjithcka cfare ka ndodhur me SuperMarion.

“Isha mbi te gjitha shume i zhgenjyer, edhe i nevrikosur ne te njejten kohe. Mario nuk e kuptonte se cfare kishte bere, ishte ende shume i vogel.”

“Ai eshte nje gjest qe nuk duhet bere kurre. Sidomos ne nje nate te atille. Ishte e pabesueshme.”

“Por une pas ndeshjes i thashe: Mario, ky grup do te shkoje perpara gjithesesi, me ty apo pa ty. Nese ke deshire, eja ne tren me ne. Nese nuk ke, eshte vendimi yt. Por per ty ne do te jemi gjithmone ketu.”

“Por gjithesesi ai pas dy oresh e kishte kuptuar se cfare gabimi kishte bere…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.