E FUNDIT NGA GJERMANIA – Bild pergenjeshtron gjithcka: “Nuk eshte e vertete qe Hakimi…”
Duket se do te jete me te vertete nje vere shume e gjate per te gjithe tifozet e Interit dhe kjo gje po duket ende pa filluar mire merkato.
Ne keto ore, emri i Achraf Hakimit eshte shume i nxehte per nje largim te mundshem nga skuadra e Interit gjate kesaj vere.
Per lojtarin, sipas lajmeve te fundit, eshte ne fare skuadra e Paris Saint Germain ne France qe me sa duket eshte edhe ne tratativa me Interin.
Por per lojtarin jane perfolur edhe dy skuadra te tjera: njera eshte ajo e Chelseas ne Premier League dhe tjetra Bayern Munich ne Gjermani.
Pikerisht per keta te fundit ka folur pak me pare gazeta prestigjoze gjermane, Bild, e cila ka pergenjeshtruar gjithcka.
“Eshte perfolur shume per largimin e Hakimit nga Interi por duhet te theksojme se ne kete moment lajmi per nje kalim te lojtarit te Bayern Munich nuk eshte i vertete.”
“Bayern nuk eshte aspak ne tratativa me drejtuesit zikalter per sa i perket te ardhmes se mbrojtesit te krahut maroken.”
“Ai eshte nje lojtar qe pelqehet, si shume te tjere, po Bayern nuk ka ndermend te beje nje oferte per momentin. Interesi nuk eshte konkret.”