Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

573 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT NGA PORTUGALIA – “Inter, ja oferta e fundit per Joao Mario: ofrohet ne shkembim kartoni i…”

E FUNDIT NGA PORTUGALIA – “Inter, ja oferta e fundit per Joao Mario: ofrohet ne shkembim kartoni i…”
Inter Club Staff

Me sa duket Sporting Lisbona ka deshire te qe mbaje me cdo kusht ne Lisbone lojtarin ne pronesi te Interit, Joao Mario.

Mesfushori portugez eshte rikthyer ne vendlindje kete vere te skuadra ku edhe ka bere debutimin si profesionist.

Ai eshte aktualisht i huazuar nga Interi dhe planet e zikalterve parashikojne nje shitje perfundimtare te tij ne fund te sezonit.

Te dy palet shpresojne shume qe te gjejne nje marreveshje ne javet ne vazhdim, por me sa duket ka nje prapaskene jo te vogel per te.

Sipas asaj qe ka treguar sot A Bola, e perditshme shume e njohur portugeze, ne Spanje ka nje skuader qe ka bere gati nje oferte teper te rendesishme per te.

“Kemi disa raportime qe flasin per nje interesim shume te madh te Real Betis ne La Liga per Joao Marion.”

“Ata jane gati te bejne nje oferte shume te rendesishme per Interin: spanjollet po mendojne te ofrojne ne shkembim kartonin e William Carvalho.”

“Ky i fundit ka lindur ne 1992 dhe eshte lidhur me Interin edhe ne te kaluaren kur shpesh here eshte perfolur per nje transferim.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.