Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

576 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

ZYRTARE – “Suning shkrin perfundimisht klubin Jiangsu”. Gazzetta zbulon: “A ka pasoja per Interin? Mjafton te…”

ZYRTARE – “Suning shkrin perfundimisht klubin Jiangsu”. Gazzetta zbulon: “A ka pasoja per Interin? Mjafton te…”
Inter Club Staff

Lajmi po qarkullonte prej oresh, por tashme eshte zyrtar: Suning nuk eshte me pronar i Jiangsu, klub qe pak muaj me pare kishte fituar kampionatin kinez.

Kete gje e ka bere me dije me nje komunikate klubi ne platformen Weibo, ku grupi aksioner i Zhang ka bere me dije largimin.

“Per shkak te mbivendosjes se disa elementeve te pakontrollueshem nga ne, Jiangsu Football Club nuk mund te garantoje dot ne menyre efikase vazhdimin e aktivitetit.”

“Nga tani e me pas, Jiangsu Football Club do te ndalet. Ne muajt e kaluar, klubi ka bere gjithcka qe te garantoje vazhdueshmerine, por nuk ka qene e mundur.”

“Nga sot, cdo aktivitet i skuadres do te ndalet. Nderkohe, presim qe dialogimet per te ardhmen te vazhdojne dhe mbase te gjendet ndonje investues qe deshiron te vazhdoje.”

“Nuk ka keqardhje, ky eshte futbolli. Kjo eshte jeta.”, lexohet keshtu ne komunikaten zyrtare te tyre. Me pak fjale, eshte nje ndalese qe nuk ka te beje vetem me skuadren e meshkujve, por edhe me ate te femrave dhe moshat.

Nderkohe, menjehere pas ketij lajmi, ka qene La Gazzetta dello Sport, e cila ka folur edhe se si mund te ndikoje kjo shkrirje per sa i perket Interit.

“Tani zikalterit dhe ligat e medha eurpiane vazhdojne te mbeten nje menyre e mire komerciale dhe e fuqishme ndermjet Orientit dhe Oksidentit.”

“Prandaj, e veshtire te mendosh se dicka e tille mund te ndikoje tek Interi. Strategjite tek Interi nuk kane aspak lidhje me dicka te tille. Zikalterit jane te qete per sa i perket ketij lajmi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.