Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 9, 2022

Scroll to top

Top

691 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT NGA SKY – Inter, Marotta gati te beje nje super goditje te PSG ne janar? “Ja detajet: behet fjale per…”

E FUNDIT NGA SKY – Inter, Marotta gati te beje nje super goditje te PSG ne janar? “Ja detajet: behet fjale per…”
Inter Club Staff

“Nuk mund te them se jam komplet i lumtur ketu te Paris Saint Germain. Situata nuk eshte ashtu si do te doja une te ishte.”

“Por edhe ky eshte futbolli dhe me duhet te mesohem te perballem me keto situata. Jam nje luftetar une. Duhet te luftoj.”

“Por duhet te qendroj edhe pozitiv dhe te punoj fort per te ndryshuar fatin e kesaj eksperience”. Kete ka thene nje jave me pare Georginio Wijnaldum.

Ai eshte pergjigjur keshtu kur u pyet per keto muaj te pare te Paris Saint Germain gjate grumbullimit me Hollanden.

PARIS, FRANCE - AUGUST 14:  Georginio Wijnaldum of Paris Saint- Germain looks on during the Ligue 1 Uber Eats match between Paris Saint Germain and Strasbourg at Parc des Princes on August 14, 2021 in Paris, France. (Photo by David Rogers/Getty Images)

Nderkohe, qe atehere ka ndryshuar shume pak per hollandezin duke qene se ai eshte perdorur shume pak nga Pochettino.

Ai preferon perpara tij njerez si Verratti, Paredes, Pereira, Guye dhe Herrera. Nderkohe, shume pak minuta per ish-lojtarin e Liverpool.

Per kete motiv, sipas asaj qe tregon sot Sky Sports UK, qe ne janar ai mund te largohet nga PSG dhe ne gare te forte per te eshte edhe Interi.

“Nuk duhet harruar se Interi ka qene skuadra e pare qe e ka kerkuar per ta marre me parameter zero por me pas pandemia hodhi ne ere gjithcka.”

“Marotta e pelqen shume dhe Inzaghi do e priste me krahet hapur. Normalisht behet fjale per nje huazim, sepse cmimi i tij eshte teper i larte.”

“Shume do te varet nga ideja qe ka PSG per te ardhmen e hollandezit dhe sa dakord do te ishin ata me nje huazim. Interi nderkohe po monitoron me kujdes. Marotta ka ndezur antenat dhe eshte gati te beje nje super goditje te tille nese do te krijohet mundesia.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.