Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 11, 2022

Scroll to top

Top

2,056 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir: “Walter Mazzarri kerkon Lamela dhe Luiz Gustavo, mediat shkruajne per Dzeko. Objektivi Champions League”

Thohir: “Walter Mazzarri kerkon Lamela dhe Luiz Gustavo, mediat shkruajne per Dzeko. Objektivi Champions League”
Ardi Deda

Intervistuar ekskluzivisht nga SkySport me rastin e finales se Champions League midis Real Madrid dhe Atletico Madrid, presidenti i Interit Erick Thohir ka folur per merkaton dhe Walter Mazzarri, duke analizuar situaten e objektivave te klubit, duke cituar edhe se cilet jane futbollistet qe tekniku toskan do te donte te kishte ne dispozicion duke filluar nga sezoni i ardhshem. Nuk ka munguar, me pas, nje koment per Champions League, objektivi i vertete i manjatit indonezian.

Walter Mazzarri – “Kontrata per vitin e ardhshem eshte e sigurte, nderkohe qe se shpejti duhet te ulemi ne tavoline per te folur per rinovimin, sic e ka pohuar dhe vete trajneri gjate konferences se fundit per shtyp. Duhet te kemi besim reciprok per te ndertuar se bashku dhe do te shohim se cfare do te ndodhe edhe me merkaton. Nese do te bejme mire ne merkato mund te bejme te mundur rritjen e skuadres se bashku me te. Dikush thote qe Inter eshte ndryshe nga skuadrat qe ai ka drejtuar me pare, por une besoj se nje klub forcohet ne vazhdimesi, sic kane bere, per shembull, Barcelona dhe Borussia Dortmund”.

Te rinjte – “Nuk besoj ne rezultatet e menjehershme, por ne nje strukture solide qe te beje te mundur qe ato te zgjasin, duke ndertuar ne 2-3 vjet per te mbledhur me pas frytet ne nje moment te dyte. Eshte i rendesishem fakti qe Mazzarri me ka deshmuar se beson tek projekti, me te jane rritur Kovacic dhe Icardi qe ne fund kane luajtur, edhe Juan eshte i ri, por dua qe ne te ardhmen trajneri te punoje akoma me shume me te rinjte, sepse mosha mesatare e skuadres duhet te jete 26,5 vjec. Duam ta ulim moshen mesatare sepse per te qene kompetitive duhet te luajme ne nje menyre tjeter, te bejme presing dhe te sulmojme. Futbolli i sotem eshte i ndryshem nga ai i 15 viteve me pare”.

Te preferuarit e Walter Mazzarri – “Mazzarrit i pelqejne Lamela dhe Luiz Gustavo, por kjo varet nga dinamikat e merkatos. Ndonjehere tratativat perfundojne mire, ndonjhere jo. Mediat shkruajne per Dzeko dhe Morata, por nese shoqerite respektive nuk jane te gatshme ti shesin nuk mund te bejme asgje. Brenda pak javesh shpresojme qe te lajmerojme blerjen e nje lojtari te ri, por nuk zbuloj emrin deri ne momentin e firmave. Nuk dua te premtoj asgje. Gjeja me e rendesishme eshte se vitin tjeter do te jemi ne Europe, duam te qendrojme ne Europe, ndoshta ne Champions. Edhe merkato do te kete peshen e vet”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.