Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

651 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Puscas kalon tek Reading, gjithcka e mbaruar: ja sa milione do te perfitoje Interi

E FUNDIT – Puscas kalon tek Reading, gjithcka e mbaruar: ja sa milione do te perfitoje Interi
Inter Club Staff

Interi po tenton te shese shume lojtare nga skuadra e saj dhe po has jo pak veshtiresi per te arritur kete gje. 

Nderkohe qe lista e largimeve te Ausilios dhe Marottes eshte shume e gjate, duket se parate e para do te vijne nga shitja e nje lojtari te dale nga akademia e Interit dhe qe sezonet e fundit ka qene i huazuar ne disa skuadra te ndryshme ndermjet Serie A dhe Serie B.

Behet fjale per rumunin George Puscas i cili pritet te largohet diten e neserme drejt Anglise, por jo tek Birmingham City, ashtu si u mendua ne fillim.

Pas nje Europiani Under 21 ku ka shkelqyer me kombetaren e tij, ai ka terhequr vemendjen e shume skudrave Europiane, por George do te kaloje tek Reading qe ka arritur keshtu nje marreveshje me Interin.

Sipas asaj qe tregohet ne keto minuta Interi e vleresonte rreth 10 milione euro rumunin por Reading ka arritur nje marreveshje me Interin per me pak para.

Gianluca di Marzio, eksperti i njohur i mekratos italiane flet se eshte arritur pikerisht vetem disa caste me pare marreveshja e Interit me Reading per kalimin e Puscas ne Angli.

Sulmuesi zikalter ish-Palermo dhe ish-Novara largohet keshtu nga Interi ne menyre perfundimtare per 8 milione euro plus bonuse. Sot agjenti i tij ishte ne seline e Interit per te mbyllur marreveshjen me klubin zikalter dhe ai mengjesin e dites se neserme do te jete tek klubi i ri per te zhvilluar vizitat mjekesore.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.