Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 28, 2022

Scroll to top

Top

1 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E PABESUESHME – Termet te Juventusi: “Jep doreheqjen Agnelli, Nedved dhe cdo drejtues: rrezik falimetimi?”

E PABESUESHME – Termet te Juventusi: “Jep doreheqjen Agnelli, Nedved dhe cdo drejtues: rrezik falimetimi?”
Inter Club Staff

E pabesueshme ajo qe ka ndodhur ne keto caste te Juventusi ku kane dhene doreheqjen te gjithe drejtuesit e klubit.

Sipas asaj qe tregon Sky Sport, e cila mbeshtetet ne komunikaten zyrtare te shperndare pak me pare nga Juventus, Agnelli dhe te gjithe drejtuesit e klubit jane larguar perfundimisht nga Juventus.

“Gjithcka ka ndodhur me nje doreheqjen: Agnelli, Nedved dhe Arrivabene por edhe te gjithe anetaret e Bordit Drejtues kane dhene doreheqjen nga Juventusi”.

“Shume shpejt pritet te kete edhe informacione me shume, por Juventusi deri ne janar do te jete pa nje bord drejtues dhe pa nje President te zgjedhur”.

Por cfare ka ndodhur?

Ferri nga SKY SPORT ITALIA tregon:

“Eshte nje situate qe mund te krahasohet vetem me ate te 2006, kur Juventusi ka rene ne Serie B dhe ju hoqen dy kampionate”.

“Ajo qe po ndodh tani ka te beje komplet me hetimin e Prokurorise Italiane per ceshtjen “Prisma” dhe qe ka te beje me plusvalencat, fallcifikimet ne bilanc dhe marreveshjet fiktive me lojtaret”.

“Ky eshte vetem fillimi i nje rrugetimi te ri, dhe me te gjitha mundesite, te gjithe drejtuesit e Juventusit do te perfundojne ne gjyq me Juventusin qe do te kete nje pergjegjesi jo te vogel”.

“Avoktatet kane ne duar te gjitha kartat e pergjimeve dhe niveli i emergjences edhe pse nuk duam te bejme krahasime, eshte i ngjashem me ate te 2006″.

Keshtu, nese Juventusi nuk do te kete mbeshtetjen e duhur financiare mund te shkoje deri ne ate pike sa te rrezikoje falimentimin”.

Por nese vertetohen te gjitha akuzat, ata mund te perfundojne perseri ne Serie B. Me shume do te merret vesh gjate oreve ne vazhdim.

Nderkohe, Ferri i Sky Sport ka vazhduar edhe me tej: “Ajo qe ka ndodhur me largimi ne te gjithe bordit drejtues eshte nje vendim i menduar gjate dhe mire nga Juventus”.

“Eshte e dukshme qe drejtuesit jane larguar per tu mbrojtur ne menyren me te mire te mundshme ne gjyq dhe per kete arsye jane larguar te gjithe”.

“Pa dyshim qe eshte nje vendim i pronareve te Juventusit qe te gjithe te largoheshin ne menyre te menjehershme”.

“Nderkohe, behet me dije se Agnelli nuk do te beje me hapa prapa dhe tashme eshte larguar pas 13 vitesh ne drejtimin e Juventusit”.

“Eshte vertete nje situate shume delikate dhe duhet pare me kujdes ajo qe do te ndodhe. Ne loje mund te jete dicka e rende”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.