Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

904 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Topi i Arte Zikalter | Cagliari-Inter 1-1

Topi i Arte Zikalter | Cagliari-Inter 1-1
Inter Club Staff

Ja tek vjen barazimi i pare pas ndeshjes me Juven, dhe vjen tek ju edhe rubrika e perjaveshme ‘Topi i Arte Zikalter’ ne te cilen zgjedhim sebashku(ne fakt i zgjidhni ju lojtaret me ane te sondazhit) tre lojtaret me te mire te ndeshjes. I pari vlersohet me pese pike, i dyti me 3 pike dhe i treti me 1 pike. Keto pike mblidhen jave pas jave, per te nxjerre fituesin ne fund.

Interi barazon me ‘macen e zeze’ Cagliarin ne nje ndeshje te cilen e kishte ne dore, por fati(me shume se sa lodhja) nuk ishte ne anen e zikalterve, te cilet pesuan nje gol te devijuar pas goditjes se Nainggolan, dhe Handanovic nuk kishte cfare te bente asgje. Por koken lart, sepse kampionati eshte i gjate, dhe eshte nisur ne menyre shume te mire nga djemte e Mazzarrit. 4 fitore dhe 2 barazime, jo keq per nje ekip qe e nis nga zero.

Le te fillojme me klasifikimin e kesaj jave:

Mateo Kovacic 5 pike – Mateo rikthehet ashtu sic i ka hije: Duke mare frenat e mesfushes dhe te Interit ne loje, si dhe duke mare ‘5 pikeshin’ nga tifozet zikalter.. Titullar pas ndeshjes me Catanian, dhe paraqitja e tij eshte rritur ndjeshem, e ben nje pjese te pare me ritem shume te larte, ku levizjet e tij bejne qe lojtaret kundershtare te marin nje lum me kartona te verdhe. Nese vazhdon keshtu, zor se nuk do te jete ne formacion cdo ndeshje. Vetem nje demtim(larg qofte) mund ta ndale serisht.

Mauro Icardi 3 pike – Sa here qe ai futet bind. Nese nuk shenon, krijon dhe provon, por sa per rime, sepse ai zakonisht sa here futet e gjen rrugen e rrjetes, dhe nuk kerkon 90 minuta per ta bere kete gje, por vetem nje pjese ose me pak. Nje nga blerjet me te goditura te ketij Interi. E ardhmja e Interit, dhe Argjentina do te beje nje gabim fatal nese nuk e grumbullon. Eshte nje armatim autentik. Kur futet mes mbrojtesve te fut friken sepse e gjen rrugen e rrjetes gjithmone. Cdo top qe hyn ne zone behet i rrezikshem me te ne fushe. 3 pike te merituara per te.

Yuto Nagatomo 1 pike – Japonezi eshte nje nga armet me te mira te Interit kete sezon, sepse eshte kthyer ne nje makineri assist, per te mos numeruar heret qe ka gjetur edhe rrugen e rrjetes. E ndihmon edhe skema e Mazzarrit qe sheh mesfushoret e krahut lojtare kyc ne fushe. Naga kete ndeshje dha assistin e golit te Icardit(per pak goli i fitores). Nese vazhdon keshtu, do te kthehet ne nje lider te vertete. Ne fushe kete sezon vetem ka bindur, pak rendesi ka ku luan ne te majte apo ne te djathte.

Ky eshte dhe klasifikimi i Topit te Arte zikalter pas gjashte javeve te para te Serie A:

1) Alvarez 21 pike

2) Jonathan 6 pike

3) Campagnaro 6 pike

4) Kovacic 5 pike

5) Cambiasso 5 pike

6) Icardi 4 pike

7) Milito 3 pike

8) Palacio 1 pike

9) Taider 1 pike

10) Handanovic 1 pike

11) Nagatomo 1 pike.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.