Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

263 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Eksperti i merkatos zbulon: “Inter po tenton Milik: ja sa milione euro ka kerkuar Napoli per kartonin e tij!”

Eksperti i merkatos zbulon: “Inter po tenton Milik: ja sa milione euro ka kerkuar Napoli per kartonin e tij!”
Inter Club Staff

Ne editorialin per Tuttomercatoweb, eksperti i njohur i merkatos, Enzo Bucchioni edhe njehere tjeter ka folur per merkaton e Interit.

Per gazetarin e njohur, ne skuadren e Contes ka ende disa reparte per tu plotesuar me lojtare sipas kerkesave te Contes.

“Conte nderkohe nga Interi kerkon (sidomos edhe per motive kontrate) qe te dale sa me mire kete sezon.”

“Te mos harrojme se kontrata e tij skadon ne fund te sezonit tjeter dhe ne ato qe thote Conte, duket sikur ai deshiron te qendroje shume ne Milano.”

“Problemin e vetem qe ai ka, eshte se duhet te tregoje menjehere qe vlen, te fitoje menjehere dicka qe mbetet ne histori.”

“Eshte e sigurt qe Eriksen do te shitet, por tashme Interi po kerkon nje sulmues dhe nje nga alternativat mund te jete Milik.”

“Po punohet per te dhe Napoli eshte gati ta shese per dicka me pak se njezet milione, qe te mos e humbase me zero. Por a do te paguante Interi kaq shume per me pak se 6 muaj kontrate?”

“Duket shume e veshtire, por kjo kerkese e Napolit mund te shtyje gjithcka per ne muajin qershor, atehere kur Interi do e merrte Milik me parameter zero. Te paguaje per 6 muaj 18-19 milione euro, Marotta nuk e ka ndermend aspak.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.