Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

370 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Eriksen eshte nje deshtim total edhe i Antonio Contes si tranjer: ja pse. Kush thote te kunderten thjesht po genjen sepse…”

“Eriksen eshte nje deshtim total edhe i Antonio Contes si tranjer: ja pse. Kush thote te kunderten thjesht po genjen sepse…”
Inter Club Staff

Ne editorialin e tij te perjaveshem per TuttoMercatoWeb, gazetari i Libero dhe tifozi i njohur i Interit, Fabrizo Biasin ka analizuar fitoren e Interit ndaj Torinos 4-2, ne prag te sfides ndaj Real Madrid ne Champions League.

“Interi ka fituar ndaj Torinos. Per momentin ka vuajtur shume, por ka fituar. Shume nga tifozet e Interit e kane marre shume keq kete rezultat, por ne realitet, ka shume kendveshtrime. Le ti marim me radhe.

1) Nese per nje ore luan shume keq dhe kur ti ndez makinerine shkaterron kundershtarin qe ke perballe, kjo do te thote se ke nje potencial te jashtezakonshem (ose ndoshta, qe kundershtari yt eshte fikur). Kjo, do te thoni ju, eshte nje lajm i mire.

2) Nese ti i dhuron kundershtareve nje ore loje – me pak intensitet dhe shume pak aplikim – duhet qe te llogarisesh qe jo gjithmone do te ece mbare, mbi te gjitha nese objektivi eshte “te fitohet dicka”. E kjo jo, nuk eshte nje lajm i mire.

3) Nese tranjeri yt ne fundin ndeshjes e perfundon i nevrikosur, i merzitur, apo i lumtur, apo prezent, ose asgje nga keto, ty duhet te interesoje: asgje.

Tashme duket sikur eshte bere nje bombe me sahat cdo interviste, ku te gjithe presin gjerat te medha, por ne duhet te na interesoje ate qe ofron fusha, jo ate qe ofron oratoria pas ndeshjes.

Interi ka nje potencial teper te madh, por edhe nje difekt: nuk e ndryshon kurre stilin e lojes. Kjo eshte e vetmja gje qe mund ti themi Contes qe e ka gabim: me ate material qe ka, do ishte interesante qe te kishim nje Plan B (e ketu nuk llogaris skemat 3-5-2 apo 3-4-1-2).

Pra mund te kishte menduar qe ne situata te caktuara Interi te ndryshonte edhe skemen, per te bere me mire. E ky nuk eshte nje lajm i mire.

4) Te hiqet dore nga Eriksen eshte nje mekat, por jo sepse Interi nuk mund te ekzistoje pa danezin (perkundrazi), por sepse nga nje teknik i zoti si Conte kemi pritur me shume se sa nje “ka pasur plot raste per te luajtur”.

Falimentimi i nje lojtari te tille eshte nje falimentim i forte i lojtarit vte, por mbi te gjitha edhe i atyre qe nuk e kane vleresuar ne menyren e duhur.

E per kete nuk mund te kemi nje lajm te mire: per tranjerin, per lojtarin, e mbi te gjitha per Interin, eshte nje deshtim.

Kush thote te kunderten, genjen. Sepse askush nuk e kishte menduar keshtu kete histori. Askush.

5) Te gjitha gjerat qe jane shkruar ketu me lart, kane kohen e tyre per te gjetur pergjigje, sepse neser luhet Inter-Real, dhe ne baze te rezultatit do te themi Conte eshte nje gjeni “jua kishim thene” ose eshte nje tranjer kot “jua kishim thene”.

Gjithmone shkon keshtu. Eshte e sigurt qe Interi nuk mund te gaboje ne kete ndeshje, e kjo nuk eshte as nje lajm i mire e as nje lajm i keq. Eshte thjesht nje fakt.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.