Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

593 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FcIN – Emmers, Interi i ka thene jo Genoas. Ja e ardhmja e belgut: dy jane hipotezat!

FcIN –  Emmers, Interi i ka thene jo Genoas. Ja e ardhmja e belgut: dy jane hipotezat!
Inter Club Staff

Interi dhe Genoa kane folur per nje kohe te gjate per Xian Emmers, mesfushor qendror i Interit i datelindjes 1999 dhe qe ka nje kontrate me zikalterit deri ne qershor te 2022.

Emri i belgut ka qene nje nga emrat e perfolur ndermjet dy klubeve ne maxi-shkembimin e bere ne muajin qershor por qe pa me pas transferimin e Ionut Radu dhe Federico Valietti qe shkuan tek Genoa dhe Eddy Salcedo dhe Laurens Serpe qe erdhen tek Interi.

Ashtu si u tha edhe ne ate kohe, interesi i Genoas per Emmers ishte shume i larte, por me pas dy klubet kane vendosur per lojtaret e siper permendur duke lene jashte marreveshjes kartonin e Xian Emmers.

Sipas asaj qe tregon sot FcInterNews.it, emri i tij tashme nuk eshte nje mundesi per Genoan sepse Interi ka thene jo.

Nderkohe nga Genoa informojne se me klubin zikalter nuk ka asnje tratative per te dhe as per lojtare te tjere dhe me shume mundesi qe merkato e Genoas per kete vere eshte e mbyllur totalisht tashme me perjashtim te ndonje surprize.

Per sa i perket Emmers, per momentin duket se jane dy rruge ne te ardhmen e tij.

E para dhe me e mundshmja eshte qendrimi i tij tek Interi dhe perfshirja gjate gjiteh sezonit ne skuadren e pare, pikerisht ashtu si ka bere gjate gjithe pergatitjes verore ku ka dhene edhe paraqitje te mira ne cdo miqesore ku ka luajtur.

Ndersa opsioni i dyte eshte qe ai te huazohet perpara fundit te kampionatit. Por kjo eshte me pak e mundshme dhe do te varet nga blerjet dhe shitjet e tjera ne mesfushe. Nese do te jete nje mesfushe e mbipopulluar, mbase do te jete me mire qe ai te huazohet diku tjeter ku mund te luaje edhe me shume.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.