Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

605 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Osvaldo: “Jam mbrapa ne krahasim me shoket, por jemi ne rrugen e duhur”

Osvaldo: “Jam mbrapa ne krahasim me shoket, por jemi ne rrugen e duhur”
Ardi Deda

Inter del nga Toumba Stadium me nje rezultat pozitiv te pakten ne terma numerike, edhe pse paraqitja nuk ka qene ne lartesine e atyre paraqitjeve ne token amerikane me rastin e Guinness International Champions Cup. Por ai, me shume mundesi njeriu me i pritur dhe nje nga te ardhurit e fundit ne shtepine Inter, nuk ka zhgenjyer duke treguar deshire ne pagezimin e tij zikalter. Pablo Daniel Osvaldo ka komentuar ndeshjen dhe proven personale kunder Paokut te Selanikut ne mikrofonat e Inter Channel.

Hera e pare – “Kisha shume deshire per te luajtur dhe nevojen per te zbritur ne fushe. Kjo ndeshje, ne nivel personal, ka qene nje stervitje me synim per te rritur gjendjen time fizike. Shoket e mi tani jane para per sa i perket formes fizike ne krahasim me mua, por asnjeri nuk eshte eshte akoma ne top. Ne pergjithesi, jemi ne rrugen e duhur”.

Cilesi – “Kam kerkuar te ndihmoj mbi te gjitha ne mbrojtje, bente nxehte dhe ishim en veshtiresi. Vetem ne nje moment te dyte kam provuar te krijoj dicka ne fazen sulmuese. Por jam akoma prapa, kembet ende nuk vrapojne”.

Europa League – “Po, tani fillon e bukura. Kemi nje jave per tu pergatitur, por mendoj se do te mberrijme mire ne ndeshje pa asnje lloj problemi”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.