Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

643 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FcIN – Rinovimi i Icardi, Interi eshte gati ta mbuloje me flori: ja detajet! Problem mbetet vetem…

FcIN – Rinovimi i Icardi, Interi eshte gati ta mbuloje me flori: ja detajet! Problem mbetet vetem…
Inter Club Staff

Inter-Icardi, po procedojne dialoget per rinovimin.

Kapiteni zikalter ka qene shtysa kryesore me golat e tij per kualifikimin e Interit ne Champions League dhe me penalltine e fituar dhe e shenuar nga ai vete, zikalterit arriten te barazonin 2-2 ne Olimpico dhe te fitonin ne fund me golin e Vecinos.

Duket se ne Milano po mbizoteron dashuria dhe ka nje deshire teper te madhe te te dyja paleve te vazhdojne edhe per shume vite se bashku.

Kapiteni i Interit eshte shume i lumtur te qendroje dhe te luaje Champions League me Interin, kjo edhe pse alternativat jashte Milanos nuk eshte se e ngrohin shume.

Ne radhe te pare per te siguruar sherbimet e tij eshte Chelsea dhe Bayern, por keto dy destinacione nuk e ngrohin Icardin.

Me Chelsean ai do te luante vetem ne Europa League, dhe nuk pelqehet si destinacion.

Kurse per sa i perket Bayern, Gjermania nuk e terheq shume Icardin.

Sipas asaj qe tregon sot FcInterNews.it, Maurito eshte gati te ule edhe kerkesat ekonomike nga 10 milione euro ne 9 milione euro ne vit sepse deshiron nje rinovim si nje Top Player i vertete, si me i paguari me Itali.

Ndersa nga ana e tyre, klubi zikalter vazhdon te ofroje 7,5 milione euro plus bonuse por ndjesia eshte se marreveshja mund te mbyllet me 8 milione euro.

Do te ishin gjithesesi 3 milione euro me shume ne total se sa ne kete moment.

Per sa i perket klauzoles, ajo mbetet problemi kryesor per zgjatjen e kesaj kontrate: Piero Ausilio deshiron ta heqe fare, ose ta mbaje shume te larte, rreth 200 milione euro.

Per kete gje per momentin nuk ka ndonje marreveshje, por Interi nuk deshiron te levize nga pozicioni i saj.

Ndjesia eshte se Icardi shume shpejt do te firmose rinovimin e kontrates duke bere te lumtur te gjithe popullin zikalter.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.