Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | March 2, 2023

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Flet agjenti i Kvaratskhelia: “Mbase pas 10 vitesh ai do doje te shkoje tek Inter. Ai me ka thene se…”

Flet agjenti i Kvaratskhelia: “Mbase pas 10 vitesh ai do doje te shkoje tek Inter. Ai me ka thene se…”
Inter Club Staff

Mamuka Jugeli, agjenti i Khvicha Kvaratskhelia, ka folur per Geo Team diten e djeshme duke u shprehur per te ardhmen e lojtarit.

Ai ka shperthyer te Napoli ne kete sezon dhe ka treguar cilesi te medha ne fushen e lojes duke terhequr jo pak vemendje.

Por kesaj radhe, duke folur per lojtarin e Napolit, ai ka permendur edhe Interin duke marre per baze nje te ardhme ne Milano.

Nuk behet fjale normalisht per nje kalim ne kete moment, por ai ka folur per shume kohe me pas ne te ardhmen.

Keto kane qene fjalet e tij: “Khvicha Kvaratskhelia pelqen gjithcka nga Napoli dhe ne kete moment nuk ka asgje me klubet e tjera”.

“Nuk do te transferohet ne asnje klub tjeter italian. Une kam folur me Kvaratskhelia dhe ai me ka thene shume sinqerisht dicka”.

“Me tha, shiko Mamuka, nuk do te luaj me asnje skuader tjeter italiane qe nuk quhet Napolit, ka qene shume i qarte”.

“Pastaj, pas 10 vitesh nuk e di. Mbase Inter do e telefonoje dhe ai do te doje te shkoje atje, por sot per sot nuk behet. Per te eshte vetem Napoli”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.