Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

311 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Flet edhe Milan Skriniar: “Nje fitore super sot. Milan? E dime qe jane shume mire, por ne si Inter…”

Flet edhe Milan Skriniar: “Nje fitore super sot. Milan? E dime qe jane shume mire, por ne si Inter…”
Inter Club Staff

TIRASPOL – Jane tre. Golat e shenuar ndaj Sheriff dhe piket e sjella ne shtepi nga Interi ne transferten e Tiraspolit.

Edhe golat e shenuar kete sezon nga Milan Skriniar jane po tre: pas dy golave te shenuar ne kampionat ndaj Genoas dhe Bolognas, mbrojtesi sllovak tashme shenon nje tjeter gol te rendesishem ne Europe.

Ai shenoi golin e 2-0 per Interin qe ndryshe mund te quhet edhe goli i qetesise per zikalterit ne fushen e lojes.

“Ne prisnim pikerisht kete tip ndeshje. Por ne pjesen e dyte jemi futur pak me te keqinj dhe kemi arritur te shenojme tre here.”

“Kemi pasur qetesine e duhur per te zhbllokuar ndeshjen dhe per ta mbyllur. Duam te ecim perpara ne Champions.”

“Keto tre pike peshojne shume. Jemi treguar te zotet sot per te pasur ekuilibrin e duhur. Tani e gjithe skuadra mbron me mire dhe kjo eshte shume e rendesishme.”

“Jam shume i lumtur per golin tim. Ja dedikoj familjes dhe vajzes sime. Fitore perpara derbit? Po, derbin e kemi afer.”

“Kjo ndeshje do te na ndihmoje per ta pergatitur me mire edhe derbin. Natyrisht qe behet fjale per nje lloj tjeter ndeshje, nje ndeshje e veshtire dhe e forte.”

“E dime qe Milani eshte shume mire por ne duhet te fitojme. Duhet te mundohemi me te gjitha menyrat per ta bere kete te gjithe si Inter.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.