Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

435 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Flet perseri Ausilio: “Jane thene gjera shume te shemtuara per mua dhe Conten: raporti im me te…”

Flet perseri Ausilio: “Jane thene gjera shume te shemtuara per mua dhe Conten: raporti im me te…”
Inter Club Staff

Piero Ausilio, gjate intervistes se tij per Sky Sport, eshte ndalur edhe te zerat keqdashes qe e kane pare ate ne ditet e kaluara sikur eshte ne nje raport te tensionuar me Antonio Conten.

Ai keshtu ka mohuar gjithcka, duke treguar me shume detaje rreth raportit qe ka me teknikun e Interit.

Sipas Ausilios, gjithcka eshte e krijuar nga mediat dhe ai nuk e di nga e kane zanafillen keto zera sepse nuk e ilustrojne aspak te verteten.

“E verteta eshte se une e kam rinovuar kontraten time 5-6 muaj me pare dhe kam nje lidhje shume te forte me te gjithe Interin.”

“Conte? Une kam nje raport te perditshem dhe normal me te. E kam pasur gjithmone kete raport me tranjeret tek Interi.”

“Por kohet e fundit kam lexuar shume gjera te gabuara dhe te shemtuara per raportin tim me misterin dhe me gjithe qef do doja ti sqaroja njehere e mire.”

“Ai ka thene disa gjera publikisht, e vertete, por cdo gje eshte qartesuar. Ne drejtuesit jemi perballur me teknikun dhe nga aty ka dale nje vizion unik per gjithcka.”

“Kemi vendosur te ecim perpara per te miren e Interit, per te miren e te gjitheve. Prandaj edhe jemi takuar te gjithe bashke. Por me Conten ne kete moment nuk ka asnje problem. Kjo duhet theksuar dhe qartesuar per te gjithe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.