Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

685 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Moratti i ashper: “Emer i ri per Interin? Do ju tregoj nje histori: njehere ishim ne Austri dhe po luanim…”

Inter, Moratti i ashper: “Emer i ri per Interin? Do ju tregoj nje histori: njehere ishim ne Austri dhe po luanim…”
Inter Club Staff

I intervistuar nga Tuttosport, Massimo Moratti ka folur keshtu edhe per fitoren e Interit ndaj Juventusit.

Doktor Moratti, si ndiheni pasi keni mundur ne ate menyre Juventusin?

“Sinqerisht eshte nje ndjesi e mire sepse ajo fitore te jep nje ide qe skuadra eshte dhe mund te arrije dicka te madhe kete sezon.”

“Juventusi ishte pa asnje dyshim kundershtari qe te fuste me shume friken, sepse pas fitores ne fushen e Milanit, u duk sikur e mori veten.”

“Pastaj kur lexon formacionin e tyre, shikon se kane nje mal me emra te medhenj ne skuader. Per kete, te arrish kete fitore, ishte ekstremisht e rendesishme.”

Conte ne dite e fundit ka folur shume per diferencen qe klubet kane me Juventusin. 2-0 e se dieles tregon se ska me diference? Apo ata jane ende favorit?

“Ajo qe kuptoj une eshte se Juventusi ka nje fuqi te madhe si nje klub dhe Conte ka dashur te thote kete gje.”

“Per sa i perket anes futbollistike, kjo diference eshte me e ulet per merite te Interit qe po luan mire. Por e pranoj qe ka ende nje diference ndermjet klubeve.”

“Pastaj Conte mund te kete dashur te motivoje djemte e tij me nje ‘le te mundim edhe keta sepse thone se jane me te fortet’ dhe ja doli.”

Ka qene edhe nje tranjer tjeter qe bente njesoj si Conte e ju e keni njohur…

“Kush?”

Mourinho…

“Jo, jo, per Mourinhon ne ishim gjithmone me te fortet, nuk me fliste kurre per te tjeret.”

Eshte e drejte qe te flitet per kampionatin apo duhet te qendroni me te qete?

“Interi mund t’ja lejoje vetes qe ta thote kete fjale gjithmone sepse ne nuk jemi Sassuolo. Pastaj, te mos e thuash per fat, eshte tjeter gje…”

Ne kete sens, kete vit duket sikur eshte kimia e duhur…

“Me shume se kimi, mund te them se kampionati eshte shume i ekuilibruar ku kundershtaret mund te munden. Ne kete sens, jemi ne nje gjendje me pozitive per te fituar.”

Kur flet per Conten, sa vlen ai ne kete proces rritje te Interit?

“Tranjeri peshon shume. E kur qendron i perqendruar, ai i shtyn te gjithe drejt nje rezultati me te mire.”

Te dielen me ne fund eshte pare Vidal i koherave te Juves, ai qe te gjithe prisnin.

“Goli i ka bere shume mire, pastaj kam pare edhe ate qe kane bere shoket qe ishin shume te lumtur per te e kjo gje tregon se ka nje klime te mire ne skuader.

A ke qene ndonjehere afer blerjes se tij?

“Jo, me sa mbaj mend jo.”

Suning eshte ne tratative me BC Partners dhe mund te kaloje pronesine…

“Sinqerisht nuk e di absolutisht fare se si po ecen kjo gje. Kam lexuar qe ata po kerkojne financues apo nje ortak ne minorance.”

“Por keto jane problemet e tyre dhe e rendesishme eshte qe te thone ndonje gje, te na informojne per ate qe po ndodh.”

A do te vinte keq nese familja Zhang do te largohej?

“Nese do te ndodhe keshtum do te me vinte keq sepse mendoj se ata kishin karakteristikat e duhura per te qene ne krye te Interit.”

“Kishin nje kompani te fuqishme pas vetes. Me pak fjale, jemi mesuar qe te shohim skuadra me nje pronar. Me Suning kemi nje pronar, por me nje fond ti ke nje kompani qe eshte pronare.”

Po ti, smendon per ta blere perseri Interin?

“Jo, disa klube kane dimensione qe jane me te medha se sa nje person i vetem.”

Ne pritje qe te marresh vesh se cfare do te ndodhe, Suning deshiron te nderroje logon e klubit por edhe per emrin eshte perfolur. Cfare mendon?

“Shiko, do ju tregoj nje histori. Ishin vitet e para qe une isha bere president dhe ishim ne Austri per nje ndeshje te Kupes se Europes.”

“Shikoj te tabela e stadiumit te shkruar “Inter Milan”. I kapa drejtuesit e skuadres kundershtare vec dhe i kerkova qe te hiqnin Milan nga emri yne dhe ata e hoqen.”

“Kjo sepse Interi njihet si Inter dhe sepse Interi nuk ka nevoje per asnje prapashtese te tille.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.