Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

230 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Flet perseri Conte dhe nuk gjen paqe: “Vendi i dyte? Nuk po ju kuptoj. Historine e shkruan kur…”

Flet perseri Conte dhe nuk gjen paqe: “Vendi i dyte? Nuk po ju kuptoj. Historine e shkruan kur…”
Inter Club Staff

Antonio Conte pas fjaleve teper te ashpra perballe gazetareve pas ndeshjes ku i quajti edhe ‘mushkonja’, nuk ka gjetur paqe dhe eshte treguar teper i ashper perseri edhe ne konference per shtyp.

Keto kane qene fjalet e tij: “Ndeshjen Interi kerkon ta lexoje dhe me pas ta menaxhoje. Kemi krijuar shume ne pjesen e pare ndaj Fiorentines, kemi pasur raste per gol, por nuk kemi shenuar.”

“Ndonjehere eshte treguar i zoti portieri, ndonjehere kemi qene neve te pasakte perpara portes.”

“Fiorentina nuk e di nese kishte ardhur per te luajtur apo vetem per tu mbrojtur.”

“Djemte e mi jane shume te zhgenjyer sepse donin fitoren sot, por per fat te keq ajo nuk erdhi dot.”

“Eshte nje mekat, sepse jane momente ku ti mbjell shume por korr pak. E thashe edhe pak me pare.”

Diego Godin? “E kam te veshtire te flas per emra te pervecem, por ai ka bere nje ndeshje te madhe ashtu si ka bere Ranocchia dhe De Vrij por edhe D’Ambrosio.”

“Urojme qe problemi i Stefan te mos jete asgje e rende.”

“Me vjen si e pamundur qe te them se ndonjeri nga djemte nuk luajti mire sot sepse djemte ne fushe dhane shpirtin.”

“Kur ka paraqitje si keto dhe nuk vijne tre piket, me vjen keq per ta. Ne nuk mblodhem dot ate qe merituam.”

Interi ka objektiv vendin e dyte? “Nuk po ju kuptoj. E rendesishme normal qe eshte qe te shkosh sa me lart te jete e mundur. Djemte e dine kete.”

“Por nese me flisni per sa i rendesishem eshte vendi i dyte apo i trete, une vazhdoj te mos ju kuptoj.”

“Vendi i dyte eshte i pari i humbesve, sapo e thashe kete te intervista me pare. Historine e shkruan ai qe fiton, pike. Jo ai qe del ne vendin e dyte.”

“Sinqerisht te them se arrita i dyti nuk me ndryshon jeten aspak dhe eshte e drejte qe te mos me ndryshoje jeten. Eshte e kote.”

“Kush fiton shkruan historine, te tjeret thjesht e lexojne. Pak rendesi ka i pari, i dyti apo i treti.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.