Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

833 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Shperthen vellai i Kondogbia kunder Interit: “Dje thonin se eshte nje bidon, por…”

Shperthen vellai i Kondogbia kunder Interit: “Dje thonin se eshte nje bidon, por…”
Inter Club Staff

Geoffrey Kondogbia nuk eshte me nje lojtar i Interit.

Sot u zyrtarizuar gjithcka: ai u ble nga Valencia ne menyre perfundimtare duke mbyllur keshtu huazimin e suksesshem ne Spanje me nje qendrim sepse andaluzianet vendoset qe te perdorin te drejten e blerjes qe kishin mbi lojtarin.

Ai u pagua nga Valencia ne total 25 milione euro, rreth 15 me pak qe i ka kushtuar Interit qe e bleu nga Monaco tre sezone me pare per plot 40 milione euro.

Por nuk mund te thuhet e njejta gje per bilancin zikalter: ai i solli Interit nje plusvalence prej 7,8 milione euro ne kete sezon.

Gjithesesi, Kondogbia ka qene nje nga lojtaret me te kritikuar tek Interi dhe duke pare shumen e paguar nga zikalterit, ka qene gjithmone ne qender te kritikave te mediave.

Sot pikerisht per kete, ka folur edhe vellai i tij i cili eshte edhe agjenti i tij njekohesisht, Evans, duke thene fjale mjaft te ashpra per Interin dhe per Italine.

Ja cfare ka shkruar ai ne profilin e Twitter:

Related image

“Po, qendron… Ne momentin e debutimit ti ishte nje shprese e futbollit francez, pastaj u bere nje “calciobidone” (bidon), por ti me pas u bere nje nga me te miret ne La Liga.”

“Po ne syte e atyre, cfare do te jesh neser?”

Nje mesazh jo pak thumbues ai i Evans qe me shume mundesi i drejtohet totalisht Interit ku ne te vertete vellai i tij nuk tregoi asnjehere qe i vlente ato para te investuara per kartonin e tij.

Ja dhe postimi i tij ne Twitter:

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.