Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

556 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Galliani i jep nje super lajm te mire Interit? “Me sa duket, nese Monza ngjitet ne Serie A, ata…”

Galliani i jep nje super lajm te mire Interit? “Me sa duket, nese Monza ngjitet ne Serie A, ata…”
Inter Club Staff

Me shume pune dhe me sakrifica ne fushe, Lorenzo Pirola ka ngjitur shume shkalle te skuadra e Monzes ku eshte i huazuar.

Mbrojtesi eshte bere nje titullar i padiskutueshem ne tre javet e fundit, duke luajtur gjithmone nga minuta e pare e duke bere shume mire.

Mbrojtesi nga Brianza e ka fituar vendin e titullarit mes shume vehstiresive ne Serie B, por ka qene me te vertete perfekt ne paraqitjet e tij.

Keshtu, ai ka filluar te ule ne stol lojtare veteran qe dukeshin si te pakalueshem ne nje moment te pare nga ana e tij.

Ai ka pesuar nje maturim teper te rendesishem dhe lojtari i lindur ne vitin 2002 mund te sjelle keshtu nje lajm shume te mire per Interin.

Me sa duket, Galliani, nese Monza ngjitet ne Serie A, po mendon qe ta bleje ne menyre perfundimtare lojtarin.

Ata jane te gatshem te paguajne tek Interi plot 12 milione euro: keto para do te ishin plusvalence e paster per Interin.

Para keto qe ne kohera Covid19, kur Interi edhe e ka te siguruar mbrojtjen per disa vjet, jane me te vertete nje thesar me vete.

Por zikalterit as nuk duan ta humbasin lojtarin dhe kane deshire qe nese kjo do te ndodhe, te marrin nje te drejte riblerje per te por edhe nje % te rendesishme ne rast shitje.

Ja pse edhe Monza eshte gati te investoje per te, sepse nga ana tjeter ka nje klub si Interi qe do te ishte dakord me nje investim te tille.

Berlusconi nderkohe eshte dashuruar me Pirola dhe i kujton atij mbrojtesa teper te medhenj te kohes se Milanit dhe mbi te gjitha eshte italian.

Ideja e tij eshte qe tek Monza te investoje edhe per te ardhmen dhe te filloje qe te ndertoje edhe simbole ne kete skuader sepse ai nuk deshiron qe Monza te jete nje skuader e fashes se dyte.

Nese Monza kalon ne A, Pirola me te gjitha gjasat do te luaje perseri me ta. Per me shume, ashtu si i do Berlusconi lojtaret, ai nuk ka asnje tatuazh (sa per shaka kjo)…

Burimi: FcInterNews.it.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.