Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

481 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Skriniar, cfare fjalesh: “Ja cfare eshte gjeja e pare qe do te bej nese Interi fiton kampionatin. Conte eshte nje…”

Skriniar, cfare fjalesh: “Ja cfare eshte gjeja e pare qe do te bej nese Interi fiton kampionatin. Conte eshte nje…”
Inter Club Staff

“Ky eshte nje kampionat shume i ekuilibruar ne krahasim me vitet e kaluara. Jemi shume te lumtur qe jemi ne vend te pare, tani ama duhet te qendrojme ketu deri ne fund.”

Kete e thote Milan Skriniar, i intervistuar diten e sotme nga Tuttosport. Me poshte, mund te lexoni intervisten e tij te plote e cila ka qene shume interesante.

A djeg akoma eleminimi nga Champions League?

“Po, djeg akoma shume, por tashme ka kaluar. Per fat te keq na ka mbetur vetem nje objektiv, por eshte nje objektiv i madh.”

“Pas humbjes me Real Madrid keni folur me njeri-tjetrin, keni ndryshuar menyre loje dhe keni pesuar vetem 12 gola ne 18 ndeshje. Cfare ka ndodhur?

“Kjo nuk eshte me Pazza Inter, por eshte Interi i Contes. Ai ka ndryshuar shume gjera, ka bere qe te gjejme ekuilibrin ne fushe.”

“Ate ekuiliber qe shume mendonin se nuk do e gjenim dot duke ndertuar lojen nga prapa. Ne perdorim cdo ndeshje edhe per te mesuar dhe per tu pergatitur per ndeshjen pasardhese.”

Pas fitores me Atalanten jeni kritikuar qe ja late lojen ne duar Atalantes: cfare i pergjigjeni atyre qe kane thene kete gje?

“Ne kampionat eshte e rendesishme te marresh tre piket ne shtepi. Kaq. E ndeshjet luhen me mendje ne te tilla raste.”

“Pastaj me siguri qe loja jone nuk do i pelqeje te gjitheve, por ne kete moment, per ne rendesi ka te fitojme.”

“Duhen bere piket, edhe duke luajtur jo shume mire. Kjo eshte e rendesishme.”

Si mund te mbahen jashte fushes se lojes te gjitha ceshtjet e shoqerise dhe Suning?

“Keto gjera jane mbi ne dhe nuk mund ti vendosim ne. Ne duhet te mendojme vetem te bejme gjerat mire ne fushe, ne stervitje dhe ne ndeshje, te marrim piket ne shtepi.”

Me Conten jane hapur horizonte te reja per ty…

“Me linjen me pese lojtare nuk kisha luajtur kurre me pare dhe ne fillim pata me te vertete shume veshtiresi.”

“Por ai eshte shume i zoti qe te beje lojtaret te kuptojne ate qe kerkon ai, cdo dite, te permireson ai njeri.”

“Nese sot jam nje mbrojtes i kompletuar, kjo eshte merite e tranjerit tim.”

Ajo vere dhe ndeshjet e Europa League nuk kishin shume lajme te mira. Ti luajte vetem gjashte minuta. Si e ke kaluar kete periudhe pasi humbe vendin ne formacion?

“Sigurisht kur nje lojtar nuk luan, nuk eshte i lumtur. Por kur me ka ndodhur te qendroj jashte, e dija shume mire pse ndodhi kjo. Kisha shume defekte ne mbrojtjen me tre, dhe e pranoja.”

Ne ato jave eshte folur madje edhe per nje interesim te fuqishem te Tottenham…

“Nuk isha shume i lumtur sepse nuk luaja, por doja te qendroja gjithesesi tek Interi. Fale punes, rimora vendin tim.”

Skriniar, nese Interi fiton kampionatin, ti cfare ben?

“Do e bej tatuazh kete moment zikalter ne lekuren time.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.