Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,403 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gattuso, cfare fjalesh per Interin: “Teknikisht skuadra me ka pelqyer, po dua dicka tjeter. Interi nderkohe…”

Gattuso, cfare fjalesh per Interin: “Teknikisht skuadra me ka pelqyer, po dua dicka tjeter. Interi nderkohe…”
Inter Club Staff

Gennaro Gattuso pas humbjes me Interin ne San Siro, nuk eshte shprehur i kenaqur per rezultatin, por eshte ndalur ne aspekte te tjera.

“Teknikisht, skuadra ime me ka pelqyer shume sot. Kur mban topin kunder nje skuadre te forte si Interi qe fizikisht eshte shume mire, nuk eshte e thjeshte.”

“Kemi krijuar me shume se nje here mundesi per te vene ne veshtiresi Interit. Me kane kerkuar nese ky ishte nje test perpara Barcelones, por nuk di te them.”

“Mua skuadra me ka pelqyr shume. Sot Interi na ka vene presion te madh, dhe mendoj se ndeshjet jane teper te ndryshme.”

“Gjithesesi, edhe pse me pelqeu skuadra, shpirti i skuadres jo shume. Pas Kupes se Italise, kemi humbur pak rrugetimin tone. Nuk mjafton vetem paraqitja e mire.”

“Do ju bej nje shembull: aspekti qe nuk me pelqen eshte se sulmuesit bejne mbrojtesin dhe mbrojtesat bejne sulmuesin e mesfushoret te dyja keto.”

“Nuk me pelqen kjo gje mua. Perpara humbasim raste ndersa prapa pesojme gola. 7-8 muaj me pare kishim prekur fundin ndersa tani kemi dale me nje thike ndermjet dhembeve.”

“Interi? Eshte nje skuader shume e mire, fizikisht e forte. I kemi vuajtur shume ndeshjet me ta kete sezon, edhe pse kane qene me te forte ne shumicen e rasteve.”

“Do te jene nje kundershtar teper i forte edhe ne sezonin e ri. Conte ka bere nje pune te mrekullueshme dhe lojtaret qe ka ne dispozicion, jane me te vertete teper te mire. Ashtu si edhe lojtarete e mi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.