Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

501 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon: “Conte eshte tmerruar nga ajo qe po ndodh: frika eshte se mos do te perjetoje ate…”

Gazzetta zbulon: “Conte eshte tmerruar nga ajo qe po ndodh: frika eshte se mos do te perjetoje ate…”
Inter Club Staff

La Gazzetta dello Sport bie dakord me nderhyrjen e ATS Milano (Instituti i Shendetit Publik Milano) qe bllokoi aktivitetin e Interit per kater dite.

Ata kane ndaluar gjithashtu edhe zhvillimin e ndeshjes me Sassuolon, por edhe nisjen e lojtareve neper kombetare.

“Rreziku i nje foleje Covid19 eshte shume i larte pas kater lojtareve pozitiv tek Interi qe kane ardhur ne nje kohe shume te shkurter kohore.”

“Keshtu, nuk do te luhet Inter-Sassuolo diten e neserme, sepse eshte momenti te mendohet per shendetin e lojtareve dhe familjareve te tyre.”

“Por nuk do te kete asnje stervitje per skuadren deri ne diten e hene, duke bere qe lojtaret te gjithe te qendrojne neper shtepiat respektive.”

“Grupi i skuadres do duhet te kthehet nderkohe cdo dite ne Appiano vetem per te bere nje tampon: ne rast se do te kete pozitive te tjere, eshte e mundur qe te shtyhet perseri data e stervitjes.”

“Interi nderkohe sapo vinte nga nje vale infektimesh edhe ne nivel drejtuesish, ku administratori i deleguar, Beppe Marotta eshte shtruar edhe ne spital per komplikacionet qe ka pasur.”

“Nderkohe, ne fillim te sezonit virusi goditi rende Interin ashtu si kujton La Gazzetta dello Sport, kur ne ate kohe Skriniar u infektua me Sllovakine e tij, Bastoni me Under21 italiane, Kolarov me Serbine de Brozovic me Kroacine.”

“Por jo vetem, edhe Radu, Gagliardini, Nainggolan dhe Young u ndalen per te njejtin motiv ne Milano dhe Interi me pas humbi edhe derbin.”

“Conte eshte tmerruar nga ajo qe po ndodh: frika eshte se mos do te perjetoje ate situate si ne fillim te sezonit.”

“Edhe pse kjo gje ka ndodhur ne nje moment pa ndeshje, duke qene se jane kombetaret, pa stervitje, pa siguri se kur ata mund te negativizohen.”

“Frika e tij eshte qe do te kete nje Inter te gjymtuar per ndeshjet e ardhshme ne Serie A. Kete vetem koha do e tregoje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.