Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

434 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mundo Deportivo dorezohet totalisht? “Nga Barcelona ka dale ne pah nje ide e re per Lautaron dhe me sa duket, duhet te dorezohemi.”

Mundo Deportivo dorezohet totalisht? “Nga Barcelona ka dale ne pah nje ide e re per Lautaron dhe me sa duket, duhet te dorezohemi.”
Inter Club Staff

Barcelona ka kohe qe eshte dorezuar per Lautaro Martinez, por ne Spanje vazhdojne te flasin per te.

Nese deri para pak javesh, te perditshmes spanjolle si Mundo Deportivo dhe Sport mbi te gjitha, flisnin me nje optimizem te madh, sot situata duket se ka ndryshuar totalisht.

Lautaro Martinez mbetet nje prioritet i Barcelones, por me kalimin e javeve, klubi ka filluar te kuptoje se gjendet ne nje pozicion teper te rende financiare.

“Te ardhurat kane rene ne menyre te rendesishme, Barcelona ka humbur plot 200 milione euro.”

“Prandaj, eshte shume e rendesishme qe te ekzaminohet me kujdes edhe nje investim i vogel, e jo me investime te medha.”, shpjegon El Mundo Deportivo.

“Lautaro po, mbase, por me kushtet e duhura dhe ne favor te Barcelones”, tregon me tej e perditshmja, e cila thekson se sulmuesi do te vije vetem nese Interi do te pranoje 2 lojtare ne kembim dhe vetem nese Barcelona do te shese shtrenjte nje sulmues te saj.

Barcelona nderkohe, eshte e bindur se Lautaro kushton shume me pak per shkak te situates se pandemise.

“Oferta e fundit e Barcelones ka qene 70 milione euro plus kartonin e Junior Firpo te vleresuar plot 41 milione euro.”

“Nje vleresim ky qe eshte eshte pranuar edhe nga Interi, por Barcelona ka nevoje per para. Prandaj ka nxjere ne shitje lojtare si Coutinho, Todibo, Rafinha, Rakitic dhe Wague.”

“Nderkohe, rreth klubit te Barcelones ka filluar te pranohet ideja se Lautaro kete sezon ndoshta nuk vjen dot, sepse Barcelona duhet te shese shume lojtare per te arritur tek ai, por tregu sot, nuk mund ti ofroje Barces shifrat qe ajo deshiron per lojtarert e saj.”

“Pastaj, te mos harrojme se Barcelona ne sulm sot ka Leo Messi, Luis Suárez, Antoine Griezmann, Ousmane Dembélé, Ansu Fati dhe Martin Braithwaite.”

“Atyre do i shtohet edhe Francisco Trincao, qe eshte blere ne janar.”

“Me kete panorame, do te ishte ideale sikur Barcelona te shiste dy lojtare per te arritur te Lautaro, por edhe te Barca vete e dine se sa e veshtire eshte kjo dhe duket se cdo dite qe po kalon ato po dorezohen per Lautaron kete sezon.”

“Mbase do te duhet per ta provuar perseri per argjentinasin e Interit sezonin e ardhshem, sepse kete sezon nuk behet gje… mbase.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.