Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

134 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazetta tregon te rejat e fundit per De Vrij: “Te gjithe te shqetesuar tek Interi: kane frike se mos lojtari…”

Gazetta tregon te rejat e fundit per De Vrij: “Te gjithe te shqetesuar tek Interi: kane frike se mos lojtari…”
Inter Club Staff

Me sa duket Interi po humbet copezat e saj me te rendesishme ne repartin e mbrojtjes perpara ndeshjes me Napolin.

Pas Bastonit, qe eshte larguar nga grumbullimi me Kombetaren e Italise pas nje problemi muskular, dje ka ardhur nje lajm tjeter shume i keq.

Stefan De Vrij, ne fushe me Kombetaren e Hollandes, ka dale nga fusha e lojes ne ndeshjen ndaj Malit te Zi me dhimbje te medha.

Mbrojtesi i Interit diten e sotme (ne darke), ose maksimumi neser do te zhvilloje disa teste me te thelluara per te pare shkallen e problemit.

Por ne kete moment, sipas te rejave te fundit qe jep La Gazzetta dello Sport, nuk perjashtohen aspak surpriza te keqija.

“Nuk mjaftonte demtimi i Alessandro Bastonit qe eshte ne dyshim te forte ndaj Napolit, por tani eshte shtuar edhe De Vrij.”

“Mbrojtesi hollandez diten e sotme eshte rikthyer ne Milano. Me sa duket, dinamika e aksionit te bejne te mendosh per nje terheqje serioze.”

“Tek Interi ne kete moment te gjithe jane te shqetesuar: stafi zikalter ka shume frike mos lojtari ka bere nje terheqje serioze e cila mund ta mbaje jashte fushave per rreth nje muaj. Tek Interi jane te gjithe sy e veshe nga hollandezi dhe kontrollet e tij qe pritet te fillojne sot.”

“Normalisht, me shpresen qe ai do te mungoje sa me pak por me sa duket sa me shume kohe kalon, aq me shume behet e sigurt mungesa e tij ndaj Napolit e ndoshta edhe per disa ndeshje te tjera.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.