Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 8, 2022

Scroll to top

Top

425 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzeta, cfare statistike: “Zonja dhe zoterinj: ju prezantojme me madheshtine e Interit. Te paret ne Europe per…”

Gazzeta, cfare statistike: “Zonja dhe zoterinj: ju prezantojme me madheshtine e Interit. Te paret ne Europe per…”
Inter Club Staff

Meazza per Interin eshte kthyer te jete nje faktor shume i rendesishem per rrugetimin e Interit per yllin e dyte dhe Scudetton numer 20.

Ashtu si shpjegon La Gazzetta dello Sport, Inzaghi shpresoj qe deri per Krishtlindje te kete parakaluar Milanin dhe te jete afruar akoma edhe me shume me Napolin dhe pse jo, te kete kaluar edhe ata.

Por duket se per te arritur kete, Inter sot perballet me Spezian dhe me pas ndeshje ne shtepi do te kete me Cagliarin dhe me Torinon.

Nderkohe, ne transferte do te kete ndeshje me Romen dhe me Salerinatanen. Por nese mendoni se nuk ka asgje te rendesishme ketu, gaboheni.

La Gazzetta dello Sport zbulon: “Ne nje vit e gjysem (pra ne sezonin e shkuar dhe ne kete sezon), asnje ne Europe nuk ka fituar sa Interi ne shtepi.”

“Zikalterit kane fituar 21 here. Kane bere me mire se PSG qe ka 20 fitore dhe me mire se Sevilla, Bayern dhe Atletico qe kane nga 19 fitore.”

“Por me mire edhe se Napoli, Lazio dhe Roma ne Itali, por edhe me mire se Manchester City dhe Bayern Munich jashte qe jane ndalur te 18 fitoret.”

“Zonja dhe zoterinj: ju prezantojme me madheshtine e Interit ne te luajturit ne shtepi, ne fortesen e tyre qe quhet San Siro.”

“Nderkohe, sot edhe pse ne Milano eshte nje nga ditet me te ftohta te vitit dhe ndeshja luhet ne mesin e javes kunder nje kundershtari modest, zikalterit do te jene perseri te shumte ne numer. Plot 30 mije zemra zikalter do te jene sot ne Meazza.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.