Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,225 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Spezia, po sikur Inzaghi ti habise te gjithe dhe te aktivizoje nje lojtar qe nuk pritej? “Po mendon te ule ne stol…”

Inter-Spezia, po sikur Inzaghi ti habise te gjithe dhe te aktivizoje nje lojtar qe nuk pritej? “Po mendon te ule ne stol…”
Inter Club Staff

Me sa duket, Tuttosport ka nje ide tjeter ne lidhje me formacionin qe Inzaghi mund te hedhe ne fushe sot ndaj Spezias.

Sipas tyre, ne kete perballje tranjeri i Interit mund te beje nje levizje totalisht surprize ne krahun e djathte ku mungon Matteo Darmian.

“Shume e kane pare kete ndeshje si mundesine e arte te Dumfries per te treguar vlerat e tij, por mund te kemi nje surprize te rendesishme.”

“Kjo sepse Simone Inzaghi po mendon se ne kete rol mund te aktivizoje edhe Danilo D’Ambrosion i cili ne oret e fundit ka fituar jo pak pike.”

“Hollandezi nga ana e tij po vuan ende ate gabim ndaj Juventusit dhe qe prej asaj ndeshje, ka humbur goxha terren tek Interi.”

“Tranjeri zikalter e ka hedhur deri ne ate ndeshje pothuajse gjithmone ne fushe si titullar por edhe si zevendesues, por me pas, keto raste jane ulur shume.”

“Dumfries po vuan si presionin tek Interi, por edhe faktin se ka marre vendin e nje lojtari aq shume te dashur per interistat si Hakimi.”

“Tani zikalterit i pret nje seri ndeshjesh shume te veshtira si Roma, Real dhe Cagliari pas Spezias dhe me siguri qe per Dumfries do te kete vend, por shihet si nje shans i fundit per te. Nese nuk do te binde, mund te largohet ne huazim qe ne janar. Nderkohe, edhe sot rrezikon shume te mos luaje. Inzaghi nuk ka vendosur ende per te apo per D’Ambrosion nga minuta e pare…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.