Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

362 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta: “A mund te ndodhe me Interin pikerisht ajo qe ndodhi me Milanin? Frika ekziston: Marotta e ka kuptuar se…”

Gazzetta: “A mund te ndodhe me Interin pikerisht ajo qe ndodhi me Milanin? Frika ekziston: Marotta e ka kuptuar se…”
Inter Club Staff

Ka mbetur ende pa u zgjidhur ne shtepine Inter situata ne lidhje me rinovimin e Marcelo Brozovic, lojtar ne skadence kontrate ne qershorin e 2022.

Ashtu si shpjegon La Gazzetta dello Sport, nuk mungojne aspak nyjet e pazgjidhura ne kete situate me kroatin.

E para dhe me e rendesishmja, eshte kerkesa e tij prej 6 milione eurosh ne sezon dhe per te cilet palet pas kombetareve do te ulen ne tavolinen e diskutimeve per te negociuar.

Por kujdes edhe me sirenat nderkombetare: “Veren e kaluar PSG kishte hapur negociatat per nje shkembim me argjentinasin Leandro Paredes.”

“Prandaj, nje rikthim i Leonardos ne gare per te marre lojtarin me parameter zero nuk mund te perjashtohet ne kete rast.”

“Ai eshte nje peshkaqen i parametrave zero dhe kete gje e ka treguar me se miri edhe merkato e PSG e bere kete vere.”

“Por nga Premier League ka skuadra si Manchester United apo Tottenham, qe lojtarin e pelqejne shume dhe nje mundesi me parameter zero do te ishte nje assist i arte per ta.”

“Po Brozovic ne kete moment, cfare deshiron? Normalisht te qendroje ne Milano, por agjenti i tij dhe avokati kane disa kerkesa te rendesishme qe Interi nuk deshiron ti plotesoje te gjitha per momentin.”

“Frika e madhe ne kete moment tek zikalterit eshte se mund te ndodhe pikerisht ajo qe ndodhi me Milanin ne rastin e Donnarummes dhe Calhanoglu. Marotta deshiron te shmange me patjeter kete gje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.