Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 7, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta, cfare lajmi: “Lojtaret BIG tek Inter aleatet e Marottes: ata po flasin direkt me Skriniar per…”

Gazzetta, cfare lajmi: “Lojtaret BIG tek Inter aleatet e Marottes: ata po flasin direkt me Skriniar per…”
Inter Club Staff

Takimi eshte programuar per pas Barcelones, pra, pas nje jave, por nderkohe tek Inter kane filluar te levizin te gjithe per te bindur Milan Skriniar te qendroje ne Milano ende per shume vite.

Por me sa duket, Marotta ka nje karte shume te fuqishme per te luajtur: lojtaret BIG tek Inter, ata me me shume fuqi ne dhomen e zhveshjes.

“Me sa duket, aleatet e medhenj te Marottes ne kete loje jane lojtaret me te fuqishem te zikalterit, qe po dergojne mesazhe te njepasnjeshme per lojtarin”.

“Edhe shiriti i kapitenit qe ai kishte ne krah me Barcelonen ka treguar shume per ate qe Milan perfaqeson per Interin”.

“Deri me tani, ai gjithmone ka pasur nje peshe te rendesishme ne skuadren zikalter dhe Inter ka dashur t’ja tregoje kete gje me shume besim”.

“Ne kete moment, ambasadat diplomatike ne dhomat e zhveshjes kane filluar punen e tyre dhe po ftojne Skriniar te qendrojen”.

“Lojtari, duket se ka marre mesazhe nga lojtaret qe sapo kane rinovuar kontraten e tyre me rreth 6,5 milione euro ne sezon si puna e Barella, Lautaro dhe Lukaku (edhe pse merr pak me shume, por eshte ne kontrate me Chelsean)”.

“Kjo do te jete edhe shifra qe drejtuesit do i propozojne Milan Skriniar per te qendruar ne Milano, e per te zgjatur jeten e tij si zikalter”.

“Deri me tani, Lautaro, Brozovic, Barella dhe Bastoni, kane refuzuar te gjitha skuadrat e tjera per te qendruar dhe per te rinovuar”.

“E te gjithe ata, nuk duan qe sllovaku te largohet, e te mos shkoje te Paris Saint Germain qe deshiron ti jape nje kontrate me 9 milione euro dhe nje kontrate pese vjecare”.

“Prandaj, edhe pse te gjithe ata po mundohen qe Skriniar te qendroje, edhe nese ai vendos te largohet, askush nuk do te kete hatermbetje me te sepse shifrat jane vertete te frikshme”.

“Por nga ana tjeter, lojtari nuk deshiron te largohet, por edhe pak i prekur nga nje vere e tere e kaluar me nje etikete “shitet” mbi qafe ka mbetur dhe nuk i ka pelqyer aspak”.

“Nga ana e saj, klubi gjithesesi ka filluar levizjet e para per te siguruar qendrimin e tij dhe gjithcka nis nga ato 100 milione euro qe erdhen ne forme financimi nga Zhang pak jave me pare.”

“Normalisht do duhet pare se si do te evoloje e gjithe situata, por Skriniar tashme eshte me prane Interit se sa larg”.

“Por gjithcja do te vihet re ne takimin qe do te ndodhe ndermjet klubit dhe lojtarit pak dite me vone, direkt pas Barcelona-Inter”.

“Vetem aty do te shohim se ne cfare pozicioni jane palet dhe a mund te imagjinojme nje te ardhme me Skriniar ne Milano”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.