Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

695 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ja formacioni anti-Juve qe ka provuar Conte ne Appiano Gentile: “Nga minuta e pare edhe…”

Inter, ja formacioni anti-Juve qe ka provuar Conte ne Appiano Gentile: “Nga minuta e pare edhe…”
Inter Club Staff

Tashme ndeshja e madhe ndaj Juventusit po afrohet per Interin dhe zikalterit kane filluar te pergatisin kete ndeshje.

Diten e djeshme ka ardhur nje lajm i mire per Interin, duke qene se Stefano Sensi pas kontrolleve te kryera, ka dale pa asnje demtim.

Keshtu, per te ka pasur vetem nje frike te momentit per nje shqetesim te ndjere ne kofshe dhe asgje serioze.

Gjithesesi, ai eshte ne dyshim ndaj Juventusit dhe nuk pritet qe ne asnje rast ta nise kete ndeshje nga minuta e pare e nuk dihet as nese mund te aktivizohet gjate ndeshjes ne vazhdim.

Por si do te luaje Interi ne fushen e lojes ndaj Juventusit? Kush jane lojtaret qe Conte do te zgjedhe per BIG MATCH-in e se dieles?

Keto jane dy pyetjet qe tifozet zikalter i kane bere vetes keto dite dhe sipas Sky Sport, qe citon te rejat e fundit nga Appiano Gentile, duket se Conte ka shume pak dyshime per kete ndeshje.

Ai duket se do te konfirmoje nje formacion klasik 3-5-2 dhe nga minuta e pare do te rikthehen shume titullare qe munguan ndaj Fiorentines.

Keshtu, Conte ne kete ndeshje mund te luaje me kete rreshtim:

FORMACIONI I MUNDSHEM -Handanovic, Skriniar, De Vrij, Bastoni, Hakimi, Brozovic, Vidal, Barella, Young, Lukaku dhe Lautaro Martinez.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.