Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

718 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta cmendet pas Agoume: “Cfare lojtari eshte ky? Ndaj Torinos eshte dukur fiks si nje…”

Gazzetta cmendet pas Agoume: “Cfare lojtari eshte ky? Ndaj Torinos eshte dukur fiks si nje…”
Inter Club Staff

Me sa duket ka nje lojtar te Interit ne huazim qe po ben shume mire ne kohet e fundit me skuadren e tij.

Behet fjale per Lucien Agoume, i cili me te vertete po shkelqen ne ndeshjet e fundit me skuadren e sapo ngjitur ne Serie A nga Serie B.

Lojtari ne javet e kaluara eshte perfolur shume sepse ne ate kohe nuk kishte gjetur ende vendin e tij ne formacionin e Spezias.

Por gjerat kane ndryshuar shume per djaloshin e ri ne pronesi te Interit dhe ai me sa duket ka fituar te gjithe besimin e tranjerit aktual.

“Cfare lojtari eshte ky? Djaloshi i Interit ka qene nje nder me te miret ne fushen e lojes dhe te vjen cudi kur shikon qe ai ka lindur ne 2002.”

“Ai duket si nje veteran kur ka topin ne kembe dhe nuk gabon pothuajse asgje. E drejtoi menyren e lojes se Spezias si nje lojtar me eksperience.”

“Ritem dhe pasime perfekte, asnje mbi norme. Me te vertete shume premtues ky djalosh i ri ne pronesi te Interit.”

Keshtu ka komentuar La Gazzetta dello Sport paraqitjen e tij ndaj Torinos dhe me pas i ka dhene dhe nje note 7 lojtarit duke e zgjedhur si me te mirin ne fushen e lojes per Spezian.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.