Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,516 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Conten nuk e mban vendi nga lumturia: ja surpriza e pare per Sanchez

Gazzetta – Conten nuk e mban vendi nga lumturia: ja surpriza e pare per Sanchez
Inter Club Staff

Alexis Sanchez rikthehet ne Serie A pas 2.960 ditesh e gjashte oresh pasi ishte pare per here te fundit me nje skuader Italiane.

Ai menjehere sapo ka zbritur ne Malpensa ka shkruar per te kryer vizitat mjekesore dhe me pas ne oren 22 ka nenshkruar me Interin kontraten e tij.

Kete gje e ka shkruar kete mengjes La Gazzetta dello Sport e cila me pas ka shpjeguar se si Antonio Conte eshte shume i lumtur per ardhjen e tij sa nuk po e mban me vendi dhe e ka pasur menjehere nje kontant te pare me Alexis.

Por pyetja e pare e te gjitheve eshte: kur do te debutoje me Interin ish-lojtari i United? Ndaj Cagliarit qe kete te diele, apo do te prese edhe dy jave pas pushimeve te kombetares?

Sipas Gazzetta dello Sport, Conte ka nje surprize per lojtarin dhe per te gjithe: tekniku zikalter po mendon qe ta marre me vete qe kete fundjave ne Cagliari dhe ku i dihet, nese Interi do te kete nevoje per nje big ne fushe, mund te jete momenti i tij.

Nderkohe Sanchez sot do te stervitet rregullisht ne Appiano Gentile, kontrata qe firmosur dje do te depozitohet sot dhe Interi pritet te marre transfer nga Anglia nga momenti ne moment.

Ne nje linje teorike, ka te gjithe kohen e nevojshme qe lojtari te jete i grumbulluar ne Cagliari ehde sikur te mos luaje.

Por me cfare fanelle do te luaje Sanchez tek Interi? Nuk do te jete natyrisht numri 7 qe eshte mbi shpinen e Icardit. Me shume mundesi do i shtohet nje njesh perpara dhe do te kete numrin 17 qe aktualisht eshte i lire te Interi dhe e ka veshur ne sezonet e para te Arsenal.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.