Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

734 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – Vidal tejkalon ate te Real Madridit, Lautaro i pameshirshem! Nderkohe Skriniar eshte nje…

NOTAT – Vidal tejkalon ate te Real Madridit, Lautaro i pameshirshem! Nderkohe Skriniar eshte nje…
Inter Club Staff

Inter e mbyll ndeshje ne pare te vitit 2021 me nje goleade duke fituar keshtu 6-2 ndaj Crotones se vendit te fundit.

Nderkohe, keto jane notat e lojtareve zikalter:

HANDANOVIC 6 – Mbyll mire te Pereira, por me pas qendron i palevizshem te Zanellato. Kupton krahun e penalltise, por nuk e pret dot. Nje spektator ne pjesen e mbetur te ndeshjes.

SKRINIAR 6,5 – Duket shume sot ne gjysmefushen kundershtare me disa dalje me top perpara per tu duartrokitur.

Ai ka nje deshire te pamase per te ngrene cfaredo lojtar qe i del perpara. Duket se e ka lene prapa ate kohe te veshtire vjet. Tashme duket nje blerje e re ne mbrojtjen e Contes.

DE VRIJ 6 – Le hapsira ne nisjen e Messias qe mund te sillte 0-2, por me pas gjen force dhe rikthehet duke marre frenat e lojes ne dore. Ndihmon here pas here shoket me nisje te topave perpara.

BASTONI 6 – I kthjellet (shpeton nje gol te sigurt te Messias kur ishte 0-0), pavarsisht se Pereira dhe Molina disa shqetesime ja sjellin.

Nderkohe, nje top i gjate i tij sjell edhe golin e Lukaku.

NGA MINUTA E 80 KOLAROV – Pa vote.

HAKIMI 6 – Disa iniciativa te mira, por nuk eshte se ben ndonje gje te madhe. Sot ishte per nje note pese, por ne fund me ate gol, arrin te marre nje gjashte.

Nga ai pritet me shume, por numrat i ka shume te frikshem. Kur ka fushe perpara duket si nje Ferrari e cmendur ne autrostrade.

BARELLA 7 – Levizje konstante, shpesh here edhe ne horizontal, rekuperon shume topa. Ne pjesen e dyte, me Sensin spostohet ne te djathte.

Ndonje top duhet ta trajtoje me mire, sidomos ne kundersulme, por eshte kudo. Shume i zoti qe te jape ate assist te autogoli i Marrones.

NGA MINUTA E 70 ROBERTO GAGLIARDINI ME NOTEN 6 – Ai u fut ne momentin e duhur per ritmet e ndeshjes, mbyll hapsirat dhe ndihmon skuadren.

BROZOVIC 6 – Ben nje levizje te bukur per Martinez, por ndonjehere mbytet ne nervozizem. Versioni i gjysmeores se pare nuk ishte ai nder me te miret. Me pas ndryshon ritem dhe gjen kenaqesine e te luajturit.

VIDAL 4,5 – Fle gjume te goli i Zanellatos, ben nje gabim foshnjarak te penalltia (sa mire qe ai duhet te jete eksperti ne kete skuader).

Ne mesfushe eshte i vetmi lojtar qe vuan me shume edhe pse e nisi ai aksionin e 2-1. Eshte i ngadalte dhe shpesh here jashte pozicioni.

Arrin te beje edhe me keq se ne ate nate horror kunder Realit te Madridit. Jo me kot, sapo del ai, shperthen edhe Interi ne dem te Crotones.

NGA MINUTA E 46 STEFANO SENSI ME NOTEN 6,5 – Tregon menjehere kualitetin e tij ne fushen e lojes.

Ai ndihmon ne cdo manover sulmuese. Ben ate qe duhet dhe nuk gabon pothuajse asgje qe prej futjes se tij.

YOUNG 6 – Humbet Pereira ne aksionin e golit te avantazhit te kundershtareve dhe nuk eshte hera e pare qe ai vuan prapa.

Por perpara eshte shume aktiv dhe gjen gjithmone kohen e duhur per te ndertuar. Duhet te permiresohet.

NGA MINUTA E 75 MATTEO DARMIAN ME NOTEN 6 – Pak kohe ne dispozicion, por gjen hapsira dhe perfiton. E jep ai assistin per golin e Hakimit.

MARTINEZ 9 – I papermbajtshem ne 16 metrat e fundit: gjen barazimin, shenon ate te avantazhit, por humbet edhe dy gola te sigurt dhe ne fund shenon edhe golin e trete.

Sjell ne shtepi praktikisht tre gola e gjysem, sepse mbrojtesi i Crotones i heq te drejten e golit dhe shenon nje autogol vete. Mund te kerkonte me shume ne kete fillim 2021?

LUKAKU 7,5 – E ka pak te veshtire te gjeje ritmin, por kur ka topin ne fushe, ai eshte shume inteligjent.

Dergon shoket ne rrjete te goli i 2-1 dhe 3-2, por eshte me te vertete i paperbajtshem te goli i katert i Interit dhe Luperton e anullon totalisht.

Problemi i tij muskular eshte nje shqetesim shume i madh.

NGA MINUTA E 75 IVAN PERISIC ME NOTEN 6 – Goli i peste lind nga nje aksion i tij ne menyren e vjeter. Mire sot.

TRANJER CONTE 6,5 – Te nisesh sezonin me gjashte gola eshte nje kenaqesi, por me pak nese e nis me nje demtim muskular qe mund te lere jashte fushave Lukakun.

Por edhe paraqitja e Vidal ishte per te vene duart ne koke. Futja e Sensit nderkohe ndryshon komplet fytyren e Interit dhe vjen 3-2, 4-2, 5-2 dhe 6-2 pas zevendesimit. Po sikur Vidal te mos jete me kaq i sigurt per formacionin, cfare ndodh?

CROTONE: Cordaz 5,5, Marrone 5, Golemic 6 (dall’85’ Vulic sv), Luperto 5 (dal 70′ Magallan 5,5), Pereira 6, Molina 6 (dall’85’ Djidji sv), Zanellato 6,5, Eduardo 6, Reca 5,5, Messias 6 (dall’86’ Rojas sv), Riviere 6 (dal 61′ Simy 5,5). All. Stroppa 5,5

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.