Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

865 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Dikush ti ndale tifozet e Interit: ja sa shume do jene ne stadium ndaj Genoas dhe Barces

Gazzetta – Dikush ti ndale tifozet e Interit: ja sa shume do jene ne stadium ndaj Genoas dhe Barces
Inter Club Staff

Ej, dikush te ndale tifozet e Interit nga gjithe kjo ‘marrezi’. 

Keshtu shkruan Gazzetta dello Sport sot e normalisht qe ka edhe nje doze humori brenda sepse ata duan te vene ne dukje cmendurine e tifozerise zikalter qe kete sezon Meazzen e kane ‘keqtrajtuar’ me prezencen e tyre te shpeshte e te shumte.

Te themi qe interistat do te mbushin stadiumin tani eshte bere dicka e zakonshme, por te themi qe interistat do te mbushin stadiumin me Genoan plot e perplot, si ju duket? Eshte e pazakonte diku tjeter, por jo per Interin.

Doni te shikoni ndryshimin me te tjeret? Vetem shikoni pak se sa spektatore kishte dje ne San Siro per Milan-Genoa. I njejti kundershtar, por prites ishte skuadra tjeter e Milanos.

Sa ishin? Vetem 40 mije tifoze. Pak a shume vetem gjysma e stadiumit e mbushur.

Nderkohe tek Interi, per ndeshjen me Genoan deri me tani eshte kapur shifra e 65 mije biletave te shitura dhe me pas ndaj Barcelones do te kete nje tjeter Sold Out.

Nje total prej 140 mije tifozesh ne vetem dy ndeshje te cilat do te luhen ne harkun e tre diteve ne Meazza.

“E para e Zhang si President i Milanit ne Meazza eshte edhe ndeshja e pare e iniciativave te shumta te Interit kete sezon ne favor te anetareve te saj zyrtare – nenvizon Gazzetta dello Sport -.”

“Ajo e se shtunes ndaj Genoas eshte nje ndeshje speciale per te gjithe Inter Clubet: eventi do te sjelle ne Milano me shume se 21 mije anetare zyrtare nga me shume se 20 shtete ku ben pjese Kina, Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Panama, Arabia Saudite, Maroku dhe Shqiperia por gjithashtu edhe me shume se 100 autobuze nga Itali dhe Europa do te mberrijne neser ne Milano.”

“E nderkohe, yjet do te kapen ndaj Barcelones te marten ku stadiumi eshte SOLD OUT me me shume se 75 mije interista te gatshem per te shtyre skuadren drejt suksesit ne grupin e Champions.”

“Biletat shiten, tifozet jane te lumtur, klubi gezon, kasieri ferkon duart…”

Keshtu e mbyll shkrimi ne saj Gazzetta dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.