Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

4,187 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Hakmarrje e Juves per Dybala: I ofron 5 milion euro Icardit! Interi pergjigjet: As per 100 milion!

Sky – Hakmarrje e Juves per Dybala: I ofron 5 milion euro Icardit! Interi pergjigjet: As per 100 milion!
Inter Club Staff

Gianluca Di Marzio qe nga studiot e Sky Sport ka vene pikat mbi ‘i’ per sa i perket merkatos se Interit dhe Juventusit, qe vazhdojne te ‘haen’ me njera tjetren.

Pas tentatives se Interit per Dybala qe u be sot ku zikalterit me ne krye Thohir i ofruan Palermos 34 milion euro per lojtarin edhe pse ka nje para-marveshje ndermjet Palermos dhe Juves, tani vjen edhe kunderpergjigja e bardhezinjve dhe ka te beje me Icardin: “Juventusi mbeti shume e bezdisur per kete tentative te Interit sa qe u detyrua qe te kontaktoje Palermon dhe ti beje te firmosin nje para-kontrate me ta. Juventusi nuk u ndal me kaq, por per inat te Interit beri edhe nje levizje tjeter. Dihen tashme qe raportet ndermjet klubeve nuk jane aspak te mira, sidomos pas ceshtjes Guarin te para 1 viti e gjysem. E keshtu Juventusi u pergjigj duke tentuar Mauro Icardin dhe i ofroi nje kontrate shume te rendesishme. Ata ofruan 5 milione euro sezonale per Icardin bashke me bonuse. Por Interi as nuk do te degjoje per ofertat e Juves dhe as nuk ka me te voglin qellim qe te hape nje tratative, as edhe per 100 milion. Raportet jane shume te ngrira dhe ky eshte pozicioni i Interit qe vlen edhe per Kovacic, tjeter lojtar qe i pelqen Juventusit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.