Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

402 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta e bindur: “Ja kush eshte skuadra favorite pas fitores se Milanit ne derby: kushtet jane dy…”

Gazzetta e bindur: “Ja kush eshte skuadra favorite pas fitores se Milanit ne derby: kushtet jane dy…”
Inter Club Staff

La Gazzetta dello Sport eshte ndalur te Serie A ne vecanti diten e sotme duke folur per shanset Scudetto dhe skuadrat qe jane ne lufte.

Ata kane dashur te bejne nje analize te situates sidomos per te pare nese jane ndryshuar shanset e fitimit te kampionatit pas fitores se Milanit ndaj Interit.

“Ne kete moment qe po flasim, jane tre skuadra qe ndahen nga vetem tre pike. Eshte Interi e para dhe pastaj vjen Milan dhe Napoli.”

“Por Interi do te duhet te luaje nje ndeshje te prapambetur me Bolognen. Por kush eshte favorit ne kete moment? A ndryshoi gje Milani me ate fitore?”

“Ne kete moment qe po flasim, Interi eshte favorite per titull por ka dy kushte per te mbajtur kete vend si favorite.”

“Nese duhet te lexojme te ardhmen e kampionatit, Inter ne fazen e pare shenonte 2,57 gola per ndeshje ndersa ne fazen e dyte vetem 1,25.”

“Dzeko dhe Lautaro nuk mjaftojne, duhet te shenojne edhe te tjeret. Mbrojtja qe kishte vene 6 clean sheet rresht, tani ka pesuar gol ne 3 nga 4 ndeshjet e fundit.”

“Nderkohe, kushti i dyte ka te beje me rikthimin direkt te fitorja duke mos menduar per humbjen ne derbi. Nese mendja do te mbetet aty, pasojat per Interin mund te jene goxha te medha.”

“Duhet fokus sepse perballe jane Roma, Napoli dhe Liverpool. Nderkohe, me pas ka nje rruge me te lehte me Sassuolo, Genoa dhe Salernitana nderkohe qe Milan dhe Napoli do te perballen edhe bashke.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.