Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

574 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta e nis me nje lajm te pabesueshem: “Inter, gati nje super goditje te Real Madrid? Marotta po punon per…”

Gazzetta e nis me nje lajm te pabesueshem: “Inter, gati nje super goditje te Real Madrid? Marotta po punon per…”
Inter Club Staff

Beppe Marotta nuk i ka perjashtuar “nje ose dy dhurata per Inzaghin ne janar” dhe La Gazzetta dello Sport mundohet te zbuloje ate qe pritet te ndodhe ne merkaton e janarit te Interi.

Nderkohe qe stafi i Inter Club Albania po pergatit artikullin e plote me deklaratat e Beppe Marottes dje, e perditshmja italiane duket se eshte futur ne detaje dhe ka zbuluar edhe emrin kryesor qe mund te vije tek Interi ne merkaton e dimrit.

Sipas te perditshmes italiane, behet fjale per Luka Jovic, i cili eshte nje objektiv kryesor per sulmin e Interit.

Lojtari ka qene ne listen e shenimeve te drejtuesve zikalter edhe ne te kaluaren por nga nevoja e Inzaghit, ai mund te rikthehet ne orbiten Inter.

“Nje arsye tjeter pse lojtari pelqehet shume eshte te raporti ndermjet cilesise dhe cmimit: ai eshte teper i talentuar dhe mund te vije ne Milano per shume pak para.”

“Inzaghi e njeh si lojtar dhe ka dhene edhe driten jeshile per transferimin e tij. Ky transferim normalisht do te ndodhte ne huazim.”

“Per Interin do te ishte keshtu nje goditje nga Real Madrid, klub me te cilin pak kohe me pare mbylli edhe goditjen per Achraf Hakimin.”

“Serbi duket pikerisht lojtari i perzgjedhur nderkohe per te zevendesuar Alexis Sanchez, ne rast se ai do te vazhdoje me kapricot e tij.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.