Gazzetta frikeson: “Inter ne rrezik, Roma e ka shume seriozisht: ka ofruar dy lojtare per…”
Interi po mendon shume per te ardhmen, edhe pse eshte ne momentin e saj me delikat te sezonit ne kete moment.
Zikalterit kane nje diference te dukshme nga vendi i dyte, por situata me Covid19 dhe grumbullimet ne Kombetare mund te komplikojne rrugetimin e Interit.
Gjithesesi kjo gje nuk po e ndalon Marotten te punoje ne merkato, sidomos tani qe sapo eshte rikthyer nga infektimi i Covid19 dhe duket me i motivuar se kurre per te punuar.
Sipas asaj qe tregon Gazzetta dello Sport sot, Interi po friksohet jo pak nga prepotenca e Romes per nje nga objektivat me te medhenj te Interit.
“Behet fjale per Juan Musso, qe shihet nga zikalterit si zevendesuesi perfekt i Samir Handanovic ne skuadren zikalter.”
“Roma e ka kuptuar qe ai eshte ne qendren e deshirave te Interit dhe po mundohet ta mbylle shpejt kete marreveshje duke perfituar nga situata e Suning qe nuk investon dot ne kete moment pa gjetur nje partner.”
“Keshtu, nga te rejat e fundit, Roma ka ofruar dy lojtare te Udinese: Diawara dhe Carles Perez. Per kete te fundit tranjeri Gotti i Udineses eshte shprehur edhe publikisht se e vlereson shume.”
“Interi keshtu eshte ne rrezik te forte ne garen per Musso, dhe e gjitha vjen si pasoje e situates ekonomike dhe jo prej mungeses se deshires. Normalisht, shume ne kete histori do te peshoje edhe nese Musso do te kete vullnet te hekurt e do e prese edhe pak Interin.”