Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

457 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FcIN zbulon gjithcka: “Ja oferta e frikshme per Barella nga Atletico Madrid: Interi e refuzoi sapo…”

FcIN zbulon gjithcka: “Ja oferta e frikshme per Barella nga Atletico Madrid: Interi e refuzoi sapo…”
Inter Club Staff

Pas Alessandro Bastonit dhe Lautaro Martinez, tashme me sa duket tek Interi eshte radha edhe per Niccolo Barella.

Agjenti Alessandro Beltrami, ashtu si eshte parashikuar prej javesh, ka arritur nje marreveshje fillestare me Interin per rinovimin e yllit te Italise, Barella.

Mesfushori qe eshte nje lider i padiskutueshem tek Interi i Antonio Contes, duket se eshte nje lojtar i shume kerkuar edhe ne nivel nderkombetar.

Keshtu, rroga e lojtarit te Cagliarit do te kaloje nga 2,5 milione qe merr aktualisht ne 3,5 milione euro dhe me nje kontrate qe do te jete e vlefshme deri ne 2025.

Kjo kontrate e re do e lidhe lojtarin akoma me shume me klubin qe ka bere tifo qe kur ka qene femije.

Nje njohje e rendesishme kjo dhe e merituar per paraqitjet e tij ne fushen e lojes por edhe per rolin e fituar nga vete ai: ate te liderit te padiskutueshem te Interit.

Por ka dicka teper te rendesishme pas kesaj levizje te Interit, qe ka qene e detyrueshme deri diku sepse sirenat e merkatos kane dale ne pah te jene te rrezikshme.

Per Barella me sa duket ka ardhur nje oferte shume e frikshme nga Atletico Madrid, qe ka tentuar te kontaktoje edhe me lojtarin.

Ata po kerkojne nje mesfushor te rendesishem per sezonin e ri dhe kane vene ne dispozicion te Interit 50 milione euro (aq e kane buxhetin per kete blerje).

Nder te tjera, Atletico e ndjek Barella prej vitesh, sepse ai eshte nje i preferuar i Andrea Berta, drejtorit sportiv te Atleticos qe edhe ne 2018 provoi te bindte Cagliarin per blerjen e tij.

Ne ate kohe vuri ne pjate 20 milione plus 5 milione euro bonuse, por kjo oferte ne ate kohe u refuzua nga Cagliari.

Por edhe Interi nuk beri ndryshe me kete oferte te Atleticos: e refuzoi qe ne momentin e pare qe u diskutua nga Atletico. Arsyeja? Barella nuk preket.

Tashme kontrata e re per Barella eshte gati dhe do te firmoset sapo te qartesohen disa gjera ne lidhje me te ardhmen e klubit, po ashtu si per Bastoni dhe Lautaro Martinez.

Ne pritje te atij momenti, ne cdo menyre, Barella ka zgjedhur fanellen e Interit dhe qendrimin ne Milanon zikalter per te ardhmen e tij.

Ai eshte nje simbol i te tashmes por edhe nje flamurtar i se ardhmes: Interi dhe Barella do te vazhdojne te shkruajne historine bashke.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.