Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

944 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta i cmend te gjithe: “Inter, gati edhe super goditja Dybala: ja cfare ka ndodhur dje. Marotta…”

Gazzetta i cmend te gjithe: “Inter, gati edhe super goditja Dybala: ja cfare ka ndodhur dje. Marotta…”
Inter Club Staff

Me sa duket, La Gazzetta dello Sport, per sa i perket strategjise se Interit, tashme eshte shume e sigurt.

Por ata sot kane treguar te rejat e fundit edhe nga strategjia e Juventusit qe duket se jane shume afer qe te humbasin Dybala.

Kjo mund te vije direkt pas blerjes se Vlahovic, qe me sa duket ne buxhet do te marre milionat qe ishin rezervuar per Dybala.

Ata tregojne se pak kohe me pare marreveshja ishte arritur me Joya per 8 milione euro baze dhe dy milione euro bonus, por me pas Juventusi eshte terhequr.

Pikerisht kete terheqje, Dybala nuk e ka pritur aspak mire dhe ketu ka ndodhur krisja e madhe ndermjet paleve.

“Rezultati i tratatives me Dybala nuk eshte aspak i sigurt ne kete moment. Dukej sikur per Krishtlindje mund te mbyllej gjithcka por tani jemi kthyer shume hapa pas.”

“Shume do te varet nga sa Juventusi deshiron te shpenzoje dhe sa deshiron Dybala qe te negocioje.”

“Hipoteza me e mundshme eshte qe klubi i Juventusit do te prezantohet ne shkurt me nje oferte te re me te reduktuar.”

“Dybala perfiton aktualisht 7,3 milione euro plus bonuse dhe paga nuk pritet te jete me e larte se kjo ndersa edhe kohezgjatja e kontrates do te jete edhe me e ulet.”

“Ne kete pike topi do i kaloje Dybala, i cili deri me tani nuk e kishte marre asnjehere parasysh mundesine per tu larguar nga Torino.”

“Ai ne nje pike madje ishte bindur se ishte ne vendin e duhur per te mbyllur karrieren. Por tani Juventusi e ka lenduar dhe ai mund te hakmerret.”

“Ka munguar ne radhe te pare qartsia ne drejtim te tij. E pikerisht ketu do te futet Interi, me Beppe Marotten qe po ferkon duart.”

“Madje diten e djeshme ka ndodhur dicka shume e rendesishme: Marotta duket sikur ka buzeqeshur per goditjen Vlahovic te Juventusi sepse atij i duket nje autostrade drejt Dybala tani.”

“Marotta ka kohe qe e ka hapur deren per ardhjen e tij. Nese propozimi i Juventusit do te jete me i ulet nga sa pritet, atehere Dybala mund te shkoje ne Milano duke ndezur jo keq tifozerine e Juventusit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.