
SPECIALE – Ja sa do te kushtonte endrra Luca Modric per Interin: shifra totale eshte nje cmenduri
Sa do i kushtonte Interit te realizonte endrren Modric?
Koleget e Calciomerkaco,com kane provuar qe te bejne disa llogari qe te nxjerin ne drite kostot e verteta te ketij operacioni per Interin.
Per sa i perket rroges, lojtari i datelindjes 1985 i Real Madrid ne kete moment perfiton 10 milione euro me nje kontrate qe skadon ne 2020.
Per ta kenaqur, Interi duhet ti ofroje pak a shume te njejten shifer te pakten per tre sezone (kujtojme se Modric ne daten 9 shtator mbush 33 vjec).
Pra po flasim per nje investim te rendesishem edhe nese flasim vetem per rrogen e lojtarit qe do te ishte rreth 30 milione euro ne tre sezone (60 ne total).
Nderkohe tani le te kalojme tek kapitulli i kartonit.
Duke qene se vetem me rrogen kemi kapur shifren e 30 milione eurove, Modric eshte nominuar lojtari me i mire i Boterorit ne Rusi dhe eshte nje nga kandidatet kryesor per Topin e Arte.
Keshtu nje vlersim real i tij nuk mund te jete poshte 40-50 milione eurove (deri ne nje maksimum prej 70 milione eurosh), por te mos harrojme se Modric mund te kete marre edhe nje pakt nga presidenti i Real Madrid Perez per tu liruar edhe per nje shifer me te ulet (ideja eshte se mund te vinte tek Interi edhe per nje huazim 20-30 milione euro dhe pjesa tjeter ne fund te sezonit).
Por ardhja e Modric mund ti garantonte Interit edhe nje rritje imazhi shume te madh: “Nuk jemi ne nivelet e Cristiano Ronaldos, por Modric nuk mbetet shume prapa sepse edhe ai ka 13,9 milione followers ne instagram, disa here me shume per shembull nga sa ka Interi: 2 milione te tille.”
PO PENGESA E VERTETE, KUSH ESHTE?
Termat e lojes jane keto me lart: Inter dhe Modric i ndajne plot 100 milione euro por mbi te gjitha nje njeri: ai quhet Florentino Perez. Pasi ka humbur Cristiano Ronaldon, presidenti i Real Madrid a do te ishte gati te hiqte dore nga nje tjeter yll i shndritshem i Madridit? Pyetja eshte spontane dhe vetem ditet e ardhshme do e zbulojne.