Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 10, 2022

Scroll to top

Top

620 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta i paralajmeron te gjithe: “E dini cfare do te sillte tek Interi ylli i dyte ne fanelle? Nje uragan sepse do te vinin…”

Gazzetta i paralajmeron te gjithe: “E dini cfare do te sillte tek Interi ylli i dyte ne fanelle? Nje uragan sepse do te vinin…”
Inter Club Staff

Me sa duket, pas nje rrugetimi fantastik ne javet e fundit, ku Inter eshte rikthyer ne krye te Serie A, eshte rikthyer ne mode edhe diskutimi per yllin e dyte te Interit.

Bindja qe kane lojtaret zikalter qe jane Kampione te Italise ne fuqi eshte ne nivele shume te medha dhe kjo bindje vleresohet edhe nga La Gazzetta dello Sport.

Sipas tyre, gjerat qe do te sillte nje yll i dyte per Interin do te ishin nje uragan i vertete per te gjithe Serie A.

MERKATO – Nuk ka mjaftuar Scudetto per te mbajtur ne Milano njerez si Lukaku apo Hakimi, por ngritja e nje trofeu tjeter mund te tregoje nje rritje te madhe te Interit.

Madje nje fitore do te thote se Interi ka fituar me sistem, jo me lojtare. E ne merkato Interi mund te beje dicka te mire qe ne janar per te arritur te ylli i dyte.

Prandaj, emrat jane te njohur dhe Marotta tashme ka nje buxhet te rendesishem nga Suning per te bere dicka ne janar.

CHAMPIONS DHE PARA – Pertej fushes, te fitohet Scudetto do te thote shume para edhe nga te drejtat.

Qe tek te drejtat tv e deri tek Champions e duke kaluar te Superkupa. Parashikohet se per ata qe fitojne Scudetton ne trevjecarin 21-24 do te marrin te pakten 23 milione euro.

Nderkohe, UEFA, rezervon per fituesen ne Champions 8 milione market pool, 15,6 per pjesemarrjen dhe te tjere miliona per ranking historik.

“Duke kapur keshtu 1/8, Inter nuk do te bjere normalisht nga vendi i 19 ne ranking qe kete vit i ka sjelle klubit 16 milione euro.”

“Por kujdes edhe per avantazhin ne short: si Kampione e Italise, Inter do te shkonte perseri ne vazon e pare.”

PRONARET – Projekti Suning, pavarsisht veshtiresive te medha, vazhdon. Ne fillim te sezonit flitej shume per nje vend te katert ndersa tani ka rene totalisht si hipoteze.

Zhang shikon me krenari Interin qe eshte rritur ne menyre eksponenciale dhe qe u ndal nga Covid.

“Nga 2016, ne fakt, Inter ka nje prerje komplet tjeter. Te ardhurat jane rritur nga 207 milione ne 2015-2016 qe ishte viti i fundit me Thohir ne 377 milione ne 2018-2019, pastaj Covid la shume pasoja.”

“Por tani qe rezultatet ne fushe jane te mira dhe stadiumet kane filluar te jene funksionale, vrapimi mund te filloje prape.”

SPONSOR DHE TIFOZE – Brand eshte vleresuar shume perkrah sponsorave si Socios dhe Zyrtara, te cilet kane sjelle para te freskta per klubin.

“Ti jepet forme nje mini-cikli dhe te rinovohen ambiciet europiane do te ndihmonte Interin te kapte kontrata edhe me te pasura.”

“Ne fund, apeli i Interit duket se eshte rikthyer ne nivelet e njehere e nje kohe”, konfirmon e perditshmja italiane.

“Si pasoje, Interi po zgjeron tifozerine e saj me tifoze te rinj ne Itali dhe ne Bote, sepse nje skuader qe fiton afron prane saj tifozet e rinj qe neser do te jene fansa te pabesueshem.”

“Nje hetim i fundit nga StageUp dhe Ipsos ka treguar se dicka po ndryshon: Juventusi nuk po rritet me shume dhe ka humbur 7% te epersise se saj me tifoze ne Itali.

“Inter ka nje rritje prej 11% ne numrin e tifozeve vetem nga Scudetto e vjetshme. E imagjinoni vete cfare mund te ndodhe me yllin e dyte ne fanelle.”

“Nje yll i dyte mund te sjelle para, appeal, sponsora, tifoze: gjithcka qe nje klubi i duhet. Inter mund te kthehet nje uragan i vertete per Serie A.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.