Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

634 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Inter, ja kush eshte njeriu yt me i rendesishem ne loje dhe pse: ndaj Torinos nga minuta 1!

Gazzetta – Inter, ja kush eshte njeriu yt me i rendesishem ne loje dhe pse: ndaj Torinos nga minuta 1!
Inter Club Staff

“Ka lojtare te rendesishem dhe lojtare qe nuk mund te heqesh dot dore kurre. Luciano Spalletti nuk do e pranoje kurre, por Ivan Perisic i takon kategorise se dyte.”

Keshtu nenvizon Gazzetta dello Sport edhe njehere rendesine jetesore qe ka per Interin sulmuesi i krahut kroat.

Ai eshte njeri nga ata qe ka hedhur kandidaturen per titullar ne ndeshjen ndaj Torinos pasi ne Reggio Emilia e nisi nga pankina.

“Lodhja e Boterorit i solli Luciano Spallettit ne shtepi Ivan Perisic vetem ne daten 10 gusht dhe ishte shume e lehte te imagjinoje se ai do ta niste nga pankina.”

“Por sot eshte e veshtire te mendosh nje Inter kunder Torinos pa numrin e saj 44 ne fushe.”

“Ka numra qe vertetojne se sa i rendesishem eshte Perisic per kete Inter, nuk jane thjesht fjale.”

“Me ate titullar, Interi ka fituar 48 ndeshje ne 94 takime ne kampionat, pra 51% te ndeshjeve. E kur eshte tek Interi, Perisic eshte njeriu qe ka dhene me shume assiste per skuadren: 23 ne Seire A, te pakten me shume se pese se cdo lojtar tjeter i zikalterve ne periudhen kur ai ka luajtur dhe mbi te gjitha eshte lojtari me me shume prezenca ne kampionat gjate kesaj periudje: plot 108.”

“A duhet tjeter? Boh, atehere mund te shtojme edhe sasine e golave te shenuar, por nuk eshte arma e tij e forte edhe pse brenda zones ai shpesh here ka qene nje arme vdekjeprurese per Interin.”

“Gjithesesi qe prej kohes kur ai eshte transferuar tek Interi, vetem Mauro Icardi ka shenuar me shume gola se ai: Maurito eshte jashte klasifikimit me 69 gola, por Ivan kryeson listen e ndjekesve me 29 gola.”

Te dhena te pamohueshme keto qe Ivan Perisic eshte nje nga njerezit me te rendesishem te ketij Interi, per te mos thene me i rendesishmi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.