Gazzetta – Inter ka gati nje oferte per lojtarin e talentuar francez te Marseille
Interi po ndjek me kujdes situaten e shume lojtareve ne Itali dhe ne Europe per te perforcuar skuadren e saj sezonin qe vjen.
Sipas asaj qe shkruan sot La Gazzetta dello Sport, zikalterit i kane hedhur syte nga Ligue 1 franceze.
Keshtu, emri i lakuar se fundmi per nje te ardhme zikalter eshte ai i Florian Thauvin, nje nga lojtaret me te talentuar sot ne France.
Lojtari luan tek Marseille ku ka shkelqyer kohet e fundit. Ja cfare shkruan Gazzetta per te: “Valencia u duk ne fillim se u afrua shume me lojtarin veren e kaluar por nuk ja doli dot ta dergoje ne Mestalla.”
“Sot per sot, e kane provuar edhe skuadra te tjera te cilat po tentojne te arrijne tek ai ne Serie A si Roma dhe Milan, por pa ndonje sukses.”
“Pikerisht ditet e fundit ka dale ne pah edhe emri i Interit per lojtarin i cili do te pranonte me kenaqesi te kalonte tek nje klub si ai zikalter.”
“Edhe pse ka pasur interes nga Premier League, ai atje e ka pasur nje eksperience te keqe dhe nuk deshiron te rikthehet.”
“Ausilio po e mendon dhe Conte po e studion nese ai mund te vije ne ndihme te kauzes se tij sepse tashme Interi perpara se te bleje nje lojtar, ai kalon ne siten totale te Antonio Contes dhe stafit te tij. Nuk deshirohet te behet i njejti gabim si me Valentino Lazaron.”