Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

420 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Hakimi nuk permbahet pas ndeshjes: “Sot ishte nje dite jete a vdekje. Per Vidal ju zbuloj se ai…”

Hakimi nuk permbahet pas ndeshjes: “Sot ishte nje dite jete a vdekje. Per Vidal ju zbuloj se ai…”
Inter Club Staff

Menjehere pas fitores 2-1 ndaj Fiorentines ne transferte kete pasdite ne Franchi, per mikrofonat e Inter TV ka folur edhe Achraf Hakimi.

Keto kane qene fjalet e tij: “Ne kemi objektiv qe te ecim sa me shume. Kishim objektiv sot te kualifikoheshim dhe jemi te lumtur qe ja dolem.”

Fiorentina ka qene nje kundershtar i veshtire, po ra e rendesishme ishte te ruanit energji edhe per Juventusin?

“E dinim shume mire se do te kishte qene nje ndeshje e veshtire dhe qe do duhej te perballeshim ne menyren e duhur, por per ne ishte nje dite jete a vdekje sot.”

“Kemi luajtur 120 minuta me deshiren e minutave te para, sepse e dinim qe mund te ndodhte nje fitore dhe ja dolem.”

“Por e vertete, e rendesishme te rekuperojme enegji tani dhe te pergatitemi sa me shume per ndeshjen e se dieles.”

“Do te bejme gjithcka per te fituar. Eshte nje ndeshje te cilen mezi po e presim.”

Cfare shije ju jep ndeshja kunder Milanit qe do te keni ne Kupe?

“Do te jete nje ndeshje e veshtire sigurisht, Milani eshte shume mire, eshte ne shendet te plote.”

“Edhe ne kete rast mund te behet nje situate jete a vdekje, por objektivi yne eshte qe te fitojme jo vetem kunder tyre, por te arrijme deri ne finale dhe te fitojme te pakten nje trofe kete vit.”

Me ne fund goli i pare i Vidal, a ke festuar edhe ti?

“Po, jam shume i lumtur per golin e tij. Ka qene shume i rendesishem per ne dhe per kualifikimin tone.”

“Shpresoj te jete goli i pare nder shume te tjere per te. Jam i lumtur sepse kohet e fundit Vidal ka marre disa kritika te cilat nuk e kane bere te ndihet mire, por ai e di gjithmone ate qe duhet te beje dhe ne fushe e ka treguar kete gje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.