Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

905 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Inter-Keita Balde, jemi tek detajet: ja sa do kushtoje huazimi dhe e drejta blerjes

Gazzetta – Inter-Keita Balde, jemi tek detajet: ja sa do kushtoje huazimi dhe e drejta blerjes
Inter Club Staff

Keita Balde me bluzen zikalter: jemi shume afer.

Sipas Gazzetta dello Sport, tashme eshte thjesht nje ceshtje detajesh e gjitha.

Ja cfare thote e perditshmja italiane per kete operacion:

“Interi ka zgjedhur qe ta zere slotin e fundit te ekstrakomunitarit me senegalezin e klasit 1995 (nuk dihet sa i sakte eshte ky informacion nga Gazzetta sepse ai ka edhe pashaporte spanjolle).”

“Monaco nderkohe nuk eshte kunder shitjes se tij pas nje sezoni ku ata nga lojtari nuk eshte se jane bindur.”

“Vitin e kaluar e kane blere per 30 milione euro plus bonuse dhe ne Principate kane nevoje qe te fitojne para ne merkato (kane shitur 260 milione euro lojtare vitin e kaluar) e deshirojne qe te fitojne dicka edhe nga Keita.”

“Ai eshte vetem 23 vjec dhe ka shume potencial per tu bere nje futbollist mjaft i mire ne te ardhmen. Pra, tridhjete milione euro Interi mund ti paguaje ne kete moment ku Fair Play Financiar eshte ne mes vetem me nje huazim me te drejte blerje.”

“Mbetet qe te vendoset sa do te paguhen ne kete moment dhe sa do te jete shifra e te drejtes se blerjes per Interit ne fund te huazimit. Duket se Interi po shkon drejt nje oferte 5 milione euro huazim dhe 25 e drejta e blerjes, por priten konfirmime per kete.”

“Nuk eshte nje detajk i vogel, sepse nga njera ane duhet te jete nje shifer e larte qe ti jepte sigurine Monacose se Interi do e bleje ne fund te huazimit, por nga ana tjeter nuk mund te jete e larte shume sepse Fair Play Financiar nuk e lejon e keshtu ai do te mbetej jashte listes Champions.”

“Per kete Ausilio dhe Gardinu kane menduar emra te cilet mund te shkojne ne Monaco ne shkembim.”

“I pari ishte Candreva, por ai duket se ka refuzuar e per momentin nuk ka te reja nga ai.”

Per sa i perket kontrates, e perditshmja italiane zbulon se ai tek Monaco fiton 3,8 milione euro ne vit: “Zikalterit mund ti ofrojne nje kontrate te ngjashme me kohezgjatje kater vjecare. Por ceshtja ekonomike nuk eshte e vetmja ne tavolinen e diskutimit me agjentet e lojtarit: ne Milano, Keita Balde do te gjente Spallettin, nje tranjer qe e vlereson shume e me te cilin do te gjente besimin qe sic duket e ka humbur me Jardim tek Monaco.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.