Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,408 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Ja formacioni i Interit te sezonit te ri sot per sot: plot kater titullare te rinj!

Gazzetta – Ja formacioni i Interit te sezonit te ri sot per sot: plot kater titullare te rinj!
Inter Club Staff

Piero Ausilio nuk e ka lejuar merkaton qe ta gjeje te papregatitur kete sezon dhe tashme qe jemi nje muaj e me shume perpara nisjes se kampionatit, ai praktikisht i ka dhuruar Spallettit perforcimet kryesore dhe detyra e teknikut zikalter do te jete qe ti perfshije sa me mire ne skuader dhe te permiresoje ate qe u be vitin e kaluar duke tentuar te beje mire edhe ne Champions League. 

Kush ka ardhur? Kane qene goditje te rendesishme per Interin ato. Radja Nainggolan eshte qershia mbi torte e nje merkatoje te rendesishme me Spallettin qe me ne fund ka perqafuar perseri Ninjan. Matteo Politano eshte i fundit i ardhur, nderkohe qe drejtori sportiv zikalter ka blere me parameter zero dy lojtare shume te rendesishem si Stefan De Vri, Kwadwo Asamoah. E pastaj te mos harrojme edhe parate e shpenzuara per Lautaro Martinez.

Kush mund te vije? Nuk ka nxitim per askend sepse per sa i perket Interit, ata e dine cfare i mungon dhe i kane vendosur me kohe objektivat. Prandaj, per goditjen e radhes mbase do te na duhet qe te presim edhe pak kohe. Emri i pare eshte ne mesfushe dhe mban emrin e Moussa Dembele i cili eshte i pari i listes se Ausilios dhe Spallettit. Por duke pare qe Malcom eshte vene ne Stand-By, mbase do te presim nje shitje te mundshme ne sulm per te arritur tek ai.

Blerjet deri me tani jane keto:

Matteo Politano (A) (Sassuolo) PRE
Federico Dimarco (D) (Sion) DEF
Radja Nainggolan (C) (Roma) DEF
Kwadwo Asamoah (C) (Juventus) SVI
Stefan De Vrij (D) (Lazio) SVI
Lautaro Martínez (A) (Racing Avellaneda) DEF

Shitjet deri me tani jane keto:

Andrea Cagnano (Pistoiese) PRE
Correia (C) (Newell’s Old Boys) DEF
Andrea Palazzi (C) (Pescara) PRE
Samuele Longo (A) (Huesca) DEF
Michele Di Gregorio (P) (Avellino) PRE
Federico Valietti (D) (Genoa) DEF
Rey Manaj (A) (Albacete) DEF
Marco Carraro (C) (Atalanta) DEF
Yuto Nagatomo (D) (Galatasaray) DEF
Jens Odgaard (A) (Sassuolo) DEF
Ionuț Radu (P) (Genoa) DEF
Davide Bettella (D) (Atalanta) DEF
Nicolò Zaniolo (C) (Roma) DEF
Davide Santon (D) (Roma) DEF
Geoffrey Kondogbia (C) (Valencia) DEF
Francesco Bardi (P) (Frosinone) DEF

Duke marre parasysh lojtaret qe ishin aktualisht ne skuader, jane plot kater lojtaret e rinj te blere qe konsiderohen titullare ne formacionin e ri te Luciano Spallettit per sezonin e ri qe ka nisur sot. 

INTER (4-2-3-1):

Handanovic;

D’Ambrosio,

Skriniar,

DE VRIJ

ASAMOAH

Vecino

Brozovic

POLITANO

NAINGGOLAN

Perisic

Icardi

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.